Reagon Meta për përplasjen mes pronarëve të bizneseve në Vlorë dhe policisë: Jo arrogancë dhe arbitraritet por dialog

0
114

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar në qytetin e Vlorës mbrëmjen e djeshme për shkak të përplasjeve mes pronarëve të bizneseve dhe policisë. Sipas kreut të shtetit dhuna ndaj grave dhe femrave është e papranueshme.

“Duke ndjekur me vëmendje dhe vlerësuar situatën shqetësuese të krijuar mbrëmë në Vlorë, i bëj thirrje Policisë së Shtetit, autoriteteve dhe institucioneve përgjegjëse të dëshmojnë ndjeshmërinë dhe përgjegjësinë e duhur në adresimin e çështjeve, që shqetësojnë biznesin, në përputhje me kuadrin ligjor.

Protestat paqësore janë një e drejtë, që garantohet nga Kushtetuta.  Dhuna e pajustifikuar dhe shporporcionale ndaj sipërmarrësve dhe qytetarëve, në veçanti ndaj grave dhe vajzave është e papranueshme dhe e dënueshme.

Jo arroganca dhe arbitrariteti, por dialogu i sinqertë dhe bashkëpunimi i ofruar nga shteti ofrojnë patjetër mundësi për arritjen e një zgjidhjeje të pranueshme. Kurrsesi Vlora nuk e meriton një trajtim të tillë!”, shkroi presidenti Meta.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here