Që nga fëmijët e deri te mosha e tretë / Mjekja e njohur jep disa këshilla të vyera se si të përballojmë komplikacionet…

0
117

Në këto ditë të nxehta vere, shtohen ndjeshëm edhe rastet e pacientëve me probleme të ndryshme shëndetësore, duke filluar që nga fëmijët e vegjël e deri tek të moshuarit.

E për të folur në lidhje me situatën aktuale në vendin tonë, e ftuar në ‘Fax News’ ishte mjekia Elisabeta Muskaj, e cila u shpreh se gjatë kësaj periudhe kohe në qendrat shëndetësore ka pasur një shtim të rasteve të pacientëve me simptoma të ndryshme, ku sipas saj kanë ndikuar edhe temperaturat tepër të larta që kanë goditur vendin tonë në këto javët e fundit,

“Këtë vit ka filluar pak më herët se vitet e kaluara që në qendrat shëndetësore janë paraqitur pacientë me simptoma të ndryshme si diarre, viroza gastrointestinale, etj, por kanë qenë edhe temperaturat e larta, që kanë ndikuar në këtë situatë. Në përgjithësi, viroza gastrointestinale i ka prekur të gjitha grupmoshat, që nga mosha pediatrie e deri tek mosha e vjetër.”, u shpreh mjekia.

Ndërkohë, duke folur për kujdesin që duhet ushtruar për fëmijët e vegjël, mjekia u shpreh se nënat duhet të tregojnë të kujdesshme në atë se çfarë u japin fëmijëve të tyre në këto ditë të nxehta, duke i rritur sasinë e lëngjeve dhe ushqimeve të gatuara vetë dhe të ruajtura mirë dhe se duhet të shmangin sa më shumë të jetë e mundur ushqimet e shpejta apo ato të supermarketeve.

“Unë do tu këshilloja nënave një higjienë maksimale ndaj fëmijëve, larje sa më të shpeshtë të duarve, mos ushqyerjen me këto ushqimet e gatshme dhe përgatitjen vetë të ushqimit dhe të ruajtjes në kushte optimale. Në rastet me temperatura duhet patjetër konsulta me mjekun, ndërsa në rastet që nuk zgjasin më shumë se 24 orë, marrja e lëngjeve është rruga më e mirë.”, vijoi më tej ajo.

Përsa i përket moshave të treta, mjekia u shpreh se problemi më i madh i kësaj grupmoshe është hipotensioni, pra ulja e vlerave të presionit në gjak, sidomos tek pacientët që vuajnë nga tensioni i lartë, për shkak se si pasojë e temperaturave të ulëta, enët e gjakut zgjerohen dhe qarkullimi bëhet më i lirshëm, plus duke shtuar dhe efektin e ilaçeve për hipertensionin, kjo çon tek këta pacientë uljen e vlerave, duke shkaktuar lodhje e deri në gjendje të fikëti.

“Kjo grupmoshë këshillohet për matjen e rregullt të tensionit, diabetit, mos daljen jashtë në orarin e pikut, nga ora 10 deri në orën 18 pasdite.  Të gjithë ata pacientë që vuajnë nga hipertensioni dhe që marrin ilaçe, duket se në këtë periudhë kanë pasur probleme me tensionin e ulët, për shkak se tani dhe koha bën që të lirohen enët e gjakut dhe për pasojë gjaku të qarkullojë normalisht, dhe duke shtuar dhe efektin e ilaçeve, ato përjetojnë ulje të vlerave të tensionit dhe ndihen të lodhur, madje shkon deri në të fikët. Ndaj, në këto raste u sugjerohet që të ulin pak dozën e ilaçeve që marrin për tensionin.”, tha mjekia Muskaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here