Gigi Hadid ndryshon brenda natës jetën e një modeleje të re

0
134

Nanga Awasum, një modele 23-vjeçare ndau me ndjekësit një postim interesant lidhur me modelen me famë botërore Bella Hadid.

Ajo tha se gjatë karrierës së saj ishte përpjekur shumë që të arrijë ‘majat’, por nuk është pranuar nga disa agjensi modelimi pasi ata i thonin se ishte e shëmtuar.

Awasum, tha se Gigi Hadid i kishte ndryshuar jetën e saj brenda natës, vetëm me një shpërndarje të fotos së saj në Instagram.

Hadid postoi një foto të Awasum me mbishkrimin “Frymëzimi im i ditës në New York, kjo mbretëreshë”.

Pasi vuri re foton e publikuar nga Hadid, modelja 23-vjeçare ndau një fotografi të të gjithë veshjes së saj dhe tha se do të dëshironte të ishte kthyer për të përshëndetur Gigin.

“Thjesht mënyra se si Gigi Hadid do të kishte ndryshuar tërë jetën time ,nëse do të isha kthyer në mënyrën e duhur”, shkroi modelja në Twitter.

 

Image

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here