Nuk zbatoi orën policore, procedohet dhe gjobitet me 10 milionë lekë pronari i lokalit në Korçë, e pësojnë edhe dy klientë

0
72

Policia e Korçës ka proceduar penalisht dhe ka gjobitur me 1.000.000 lekë pronarin e një lokali dhe dy klientët e tij me 10.000 mijë lekë.

Në zbatim të planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e subjekteve që vijojnë të ushtrojnë aktivitetin e tyre pas orarit të përcaktuar për mbyllje është është proceduar dhe gjobitur H. B., 35 vjeç, banues në Bulgarec të Korçës, i cili ka penguar punonjësit e policisë dhe nuk iu është bindur atyre gjatë plotësimit të formularit të aktit të konstatimit.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë apelon për të gjithë pronarët dhe administratorët e lokaleve dhe qytetarët që të respektojnë masat anticovid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit.

Njoftimi i Policisë

Korçë

U konstatua duke ushtruar aktivitetin pas orarit të përcaktuar për mbyllje dhe nuk iu bind urdhrit të punonjësve të policisë, procedohet penalisht dhe ndëshkohet me masë administrative 1.000.000 lekë pronari i një lokali.

Ndëshkohen me masën 10.000 lekë edhe dy klientë të lokalit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, vijojnë kontrollet për zbatimin e planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e subjekteve që vijojnë të ushtrojnë aktivitetin e tyre pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me masat anticovid të vendosura nga organet kompetente.

Në zbatim të këtyre masave, shërbimet e Policisë, në fshatin Bulgarec, Korçë, kanë konstatuar të hapur jashtë fashës orare lokalin në pronësi të shtetasit H. B., 35 vjeç, banues në Bulgarec, i cili ka penguar punonjësit e policisë dhe nuk iu është bindur atyre gjatë plotësimit të formularit të aktit të konstatimit.

Në bazë të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020, është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë për pronarin e lokalit, shtetasin H. B., si edhe janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë edhe dy klientë që u konstatuan në lokal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë apelon për të gjithë pronarët/administratorët e lokaleve dhe qytetarët që të respektojnë masat anticovid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here