Shqiptari vritet nga komshiu, ja debati që përfundoi në tragjedi…

0
115

Një shqiptar raportohet se është vrarë më thikë nga komshiu i tij.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur pas disa mosmarrëveshjesh që palët kanë pasur gjatë kohëve të fundit.

Shqiptari i moshës 57 vjeç ka ndërruar jetë në spital, pasi nuk ka mundur ti shpëtojë plagëve të marra.

Autori është identifikuar si një 63-vjeçar italian.

Mësohet, se fillimisht shqiptari dhe autori kanë debatuar disa çaste.

Më pas 57-vjeçari është larguar me shpejtësi, ndërsa italiani e ka ndjekur pas dhe e ka vrarë pranë një nënkalimi të qytetit të Novarës.

Ishin këmbësorët ata që e panë shqiptarin në rrugë dhe njoftuan ambulancën menjëherë.

Ndërsa autori u tha policëve se ai e vrau shqiptarin për t’u vetëmbrojtur, por versioni i tij mbetet për t’u verifikuar pasi tani ai ndodhet në paraburgim

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here