Ambasadorja Kim në Akademinë Marubi, regjisori Kujtim Çashku i mëson historinë e kinematografisë shqiptare

0
148

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim, ka vizituar këtë javë Akademinë e Filmit dhe Multimedias Marubi. Diplomatja e lartë e Amerikës në Tiranë, është takuar dhe me Rektorin e saj, regjisorin shqiptar Kujtim Çashku.

Kim thotë se regjisori Çashku e ka mësuar mbi historinë e kinematografisë shqiptare.

“Ambasadorja Kim vizitoi Akademinë e Filmit dhe Multimedias Marubi këtë javë dhe u takua me Rektorin e saj, regjisorin shqiptar Kujtim Çashku. Gjatë vizitës, ajo mësoi mbi historinë e kinematografisë shqiptare. Ata biseduan gjithashtu edhe mbi filma amerikanë dhe shqiptarë të cilët kanë lënë gjurmë dhe mënyrat me anë të të cilave Akademia nxit vlerësimin për filmat”, shkruan Ambasada në Tiranë dhe ndan fotot e mëposhtme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here