Shkrini Policinë Bashkiake të Tiranës

0
120
Nga Klodian Tomorri 

Shkrirja e Policisë Bashkiake të Tiranës është një emergjencë e madhe kombëtare. Videot e dhunimit të të moshuarve që shesin ato pak mallra rrugicave të lagjeve në zhegun e vapës, janë provë e mjaftueshme dhe e pakontestueshme se Policia Bashkiake e Tiranës është ‘de facto’ një organizatë e strukturuar dhe e rrezikshme kriminale.

Kushdo deputet që ka fijen më të vogël të dhembshurisë dhe ndërgjegjes njerëzore duhet të shkojë në seancën e parë të parlamentit të ardhshëm me një projektligj me vetëm 2 nene.

Neni 1:

Policia Bashkiake e Tiranës shkrihet tërësisht.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi menjëherë.

Pamje si ato me dhunimin e të moshuarve, shqiptarët i kanë parë vetëm në filmat propagandistik të komunizmit, ku pushtuesit gjermanë ose italianë shkelnin bukën e fshatarëve të varfër. Sigurisht ato ishin të trilluara për efekte propagande se unë nuk besoj që ka pasur ndonjëherë ndonjë ushtar gjerman apo italian aq të pashpirt sa këta lacat e bashkisë që shohim në video.

Duhet thënë edhe qe, problemi real nuk është Policia Bashkiake. Fakti që nuk është një ngjarje e vetme, por janë thuajse të përditshme nga punonjës të ndryshëm të policisë, tregon se ky është orientim direkt i Bashkisë.

Por në pamundësi për të goditur menjëherë mafien, goditet krahu ekzekutiv i saj për t’ia bërë të pamundur të veprojë. Më vonë pastaj të merren si të duan. Por Policia Bashkiake e Tiranës nuk është më institucion publik, por një bandë dhunuesish.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here