Dhunuan avokatin me sende të forta, dorëzohet njëri prej autorëve…

0
311

Ditën e sotme, me urdhër ndalimi të Prokurorit është dorëzuar një prej të dyshuarve të dhunimit të avokatit 39 vjecarit, Mario Mejdini, ngjarje kjo e ndodhur në 5 korrik në afërsi të Portit.

Konkretisht është ndaluar shtetasi Aleks Rexha. Ky person është vetëdorëzuar  sot pasi ishte i shpallur në kërkim policor së bashku edhe me shtetasit E.F dhe S.N, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Ngjarja:

Në mesditën e datës 5 korrik në lagjen nr.4 këta tre shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, në lagjen nr. 4, në qytetin e Sarandës,në prani edhe të pushuesve, i bënë pritë një automjeti tip Mercedes-Benz,  i thyen xhamat ndërkohë qe drejtuesi i mjetit doli me vrap, ndërsa është ndjekur prej tyre dhe  duke e goditur keqas me shkopa bejsbolli. I plagosuri, 39-vjecari Mario Mejdini u transportua në spitalin e qytetit me plagë të rënda dhe fraktura në krahun e djathtë dhe në këmbën e majtë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here