Vdes minatori në Bulqizë, arrestohet tekniku i minierës…

0
167

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në minierën e Bulqizës.

Mësohet se një minator 35 vjeç ka ndërruar jetë gjatë punës, ndërsa në pranga ka rënë tekniku i minierës.

Njoftimi i policisë:

Bulqizë

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u arrestua në flagrancë shtetasi :

D. K., 34 vjeç, banues në Bulqizë, për veprën penale “Shkelje e rrrgullave të mbrojtjes në punë”, me detyrë teknik miniere në një subjekt minerar.

Si dhe filloi procedimi penal për shtetasit L. A., 54 vjeç; V. Rr., 51 vjeç, banues në Bulqizë, me detyrë brigadier në një subjekt minerar.

Arrestimi i shtetasit D. K., dhe procedimi penal i dy shtetasve të tjerë u bë pasi  nuk kanë bërë kontrollin teknik të frontit të punës dhe për pasojë gjatë punës në galeri është shembur një masiv shkëmborë, ku për pasojë humbi jetën shtetasi E. A.,  35 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër për veprime të mëtejshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here