Lopa e Rilindjes që ha euro dhe pjell pushtet…!!!

0
115

Në gjashtë vite pushtet, kryeministri Edi Rama më shumë ka rendur pas kamerave, rrjeteve sociale apo takimeve që kanë vetëm një qëllim: propagandën, krijimin e një bote virtuale dhe uzurpinin e institucioneve për një kauzë të forte: Rilindje të pasur, oligarki, përqendrimin e parasë publike në pak duar dhe mbajtje pushteti me çdo kusht.

Sot ia ka arritur qëllimit. Rama qeveris i vetëm, ka mbytur që në gjenezë çdo zë kritik brenda partisë, me forcën e pushtetit siguroi paprekshmërinë nga drejtësia, tashmë tërësisht të kapur dhe ktheu në atorpalant të tij mediat e mëdha kombëtare. Kjo kishte një kosto të papërballueshme për vendin dhe një benefit të paçmuar për Ramën dhe qeverinë e tij.

Korrupsioni në nivele alarmante, trafiku i drogës, lidhjet me elementë të botës së krimit janë oazi që me vetëdije të plotë krijoi pushteti i Ramës. Jo krejtësisht në formë hiperbolike pushteti i ngjan një lope që ushqehet me euro në “stallën” ku argatë janë qytetarë, por të drejtën për ta “mjelur” e ka sërish një grup i vogël pushtetarësh dhe biznesmenësh.

Brenda tyre janë ftuar edhe trafikantët e mëdhenj. Me eurot e përfituara kryesisht nga kanabisi, “të fortët” kane veshur kostumin e biznesmenëve.

Lavatriçja e pastrimit të parave që mbajnë erë marijuanë mbetet sërish qeveria, qendrore dhe lokale. Sidomos kjo e fundit po vetëofrohet për ta “majmur” edhe më shumë “Lopën e Rilindjes”. Tirana është pjesa fundore e mbylljes së një cikli, trafik-korrupsion-pushtet politik.

Vetëm për vitin 2018 Bashkia Tiranë dha 1 milionë metër katrorë ndërtim. Pallate, komplekse shërbimi dhe mbi të gjitha kulla shumëkatëshe, që veç ajrit kanë zaptuar edhe rrezet e diellit.

Janë të fuqishëm. Korrupsioni nuk është vetëm si mani për përfitim personal në pasuri përrallore, por është kthyer formë për të mbajtur pushtetin. Forca e parave sot po blen edhe dinjitetin e të varfërve, po shuan zërin intelektual dhe po dërmon çdo reagim opozitar.

E kur “blerja” nuk bën punë kthehet forca dhe dhuna. Struktura të rëndësishme në elitën drejtuese të policisë janë kthyer në shërbëtorë të pushtetit dhe gjithnjë e më pak në mbrojtje të shtetit. Sa për statistikë, në polici ka një numër të madh punonjësish “anti-korrupsion”, por ka dy vite që bën pushim, praktikisht nuk ekziston.

Ndonëse raportet ndërkombëtare, veçanërisht DASH (Departamenti Amerikan i Shtetit), e konsiderojnë tepër shqetësues nivelin e kurrupsionit në elitën qeverisëse përsëri nuk ka asnjë të arrestuar, proceduar apo gjykuar, qoftë edhe për të krijuar një mirazh për imazh.

Në burgje për korrupsion gjenden pak zyrtarë te vegjël, por kurrë pushtetarë në nivel të mesëm dhe lartë, ndonjë polic që merrte ryshfet deri 1000 lekë në rrugë i tregohet qelia, por shefat me spaleta në gjoks nuk u prekën kurrë, as kur vendi u mbulua nga kanabisi.

Arsyeja? Duhet ushqyer “Lopa Rilindjes”, ajo vërtetë “ha” euro por pjell e mban pushtet

Nga Boldnews.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here