Kryebashkiaku i Elbasanit na tregon investimin “gjigand”: Ndërtimi i rrugës prej 100 metra do ti japë zhvillim të jashtëzakonshëm zonës

0
367

Ditën e djeshme kryebashkiaku i Elbasanit Gledia Llatja, përmes një postimi në Facebook, tregonte ecurinë e punimeve të një rruge në fshatin Shelcan. Ajo që bie në sy është se kryebashkiaku deklaron se rruga e re do ti japë një zhvillim rural zonës.

Po ku ndodhet fshati Shelcan? Fshati Shelcan ndodhet ne aksin kombëtar Elbasan-Gjinar, segment rrugor i ndërtuar në mandatin e dytë të qeverisjes së Partisë Demokratike dhe ishte pikërisht kryeministri i kohës Sali Berisha që e ka inaguruar në vitin 2013. Rruga e asfaltuar kalon përmes fshatit dhe e vetmja nevoj që ka Shecani për infarstukturë, janë rrugët e lagjeve.

Pikërisht këtë gjë po bën edhe Bashkia Elbasan e cila po ndërhyn në rrugën që të con tek Kisha e Shelcanit, e cila nuk është vetëm  një objekt kulti, por edhe Momument Kulture i kategorisë së parë, sepse në të gjenden afresktet e ikonografit të njohur Onufri. Monumenti Kultures ndodhet rreth 100 metra nga aksi kombëtar Elbasan-Gjinar.

Sipas Llatjes tani turistët vendas dhe të huaj, nuk do të ankohen  më për gjendjen e keqe të rrugës, por në të vërtetë nëse vizitorët nuk do ta vizitonin për mungesën e infrastukturës 100 metra nga rruga asfaltuar, atëherë cfarë mund të themi për të tjerë Monumunte  Kulture të kategorisë së parë që ndodhen në territorin e Bashkisë Elbasan, si psh: Kisha e Valëshit(edhe kjo e pikturuar nga Onofri) e cila gjendet rreth 5 km nga Gjinari, dhe me një terren tepër të vështirë, por turistët nuk janë ndalur, dhe kanë shkuar për ta parë.

Në postimin e kreut të Bashkisë shfaqet edhe numri 2 i PS-së Taulant Balla, i cili shihet duket i habitur nga ky investim gjigand i Bashkisë Elbasan./Gazeta Standard

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here