Arjan Curri: Rama do kërkojë edhe mandatin e 4, edhe atë të 5. E vetmja mënyrë që të amnistojë veten

0
473

Analisti Arjan Curri, në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, është shprehur se Edi Rama do të fitojë jo vetëm mandatin e katërt, por edhe të pestë e me radhë, pasi sipas tij,këto mandate do t’i amnistojnë gabimet e tij për vepra penale të cilat pas dhjetë viteve ligji i amniston.

“Rama, jo vetëm që do mandatin e tretë, por edhe të katërtin dhe të pestin,sepse është e vetmja mënyrë që ai mund të amnistojë gabimet e tij. Pra, kur je në pushtet, as Amerika nuk të bie,as gjykatat nuk të bien, ndërkohë kanë kaluar vite dhe veprat penale të tuat janë parashkruar, mjafton një 10-vjecar të kalojë dhe shumica e veprave penale që kanë bërë këta përveç vrasjes. Por, të paktën korrupsioni dhe gjërat e tjera parashkruhen, dhe nëqoftë se ka prova, nuk ka gjykatë ta hap këtë, pra në këtë kuptim i duhen të gjitha mandatet dhe nuk do tërhiqet asnjëherë. Prandaj, them unë, se ndoshta është momenti t’ithemi opozitës se duhet të bëjë gjëra më të forta, shumë herë më bindëse, të hapin dhe partinë, të japin dhe alternativa, në mënyrë që kjo maxhorancë të bjerë, se përndryshe ata do tëkapen kaq shumë fort pas pushtetit, siç kapet krimineli me frikë mbas alibisë së tij dhe ata nuk do e lëshojnë ndonjëherë këtë”, tha Curri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here