Gati 2,100 emigrantë humbën jetën në përpjekje për të shkuar në Spanjë përmes detit

0
93

Gati  2,100 emigrantë kanë humbur jetën në gjysmën e parë të vitit duke u përpjekur që të arrijnë në Spanjë përmes detit.

Këto shifra janë bërë të ditura pas një studimi të realizuar nga organizata jo-qeveritare Caminando Fronteras.

Në krahasim me vitin e kaluar këto shifra janë pesë herë më të larta.

“Ky është një vit me shifra të tmerrshme”, është shprehur aktivistja spanjolle Elena Maleno gjatë një konference për shtyp.

Në total 2,087 emigrantë, nga 18 vende, kryesisht nga Afrika Perëndimore humbën jetën gjatë muajit janar-qershor në përpjekje për të shkuar në Spanjë.

Në vitin 2021 më shumë se 90 % e vdekjeve ndodhën pasi 57 anije u përmbysën në brigjet e ishujve Kanarie në Spanjë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here