Zjarr i madh në Qipro, 4 viktima, evakuohen disa fshatra

0
105

Një zjarr i madh ka shpërthyer në  Lemeso të Qipros, që prej ditës së djeshme ( 3 korrik), nga ku kanë mbetur të vdekur 4 persona, si pasojë e flakëve.

Sipas medieve lokale, bëhet fjalë se katër të vdekurit janë egjiptianë dhe se u gjendën të  djegur pak metra larg makinës që kishte marrë flakë.

Mësohet se katër egjiptianët kishin ardhur në Qipro, për punë sezonale.

Zjarr i madh në Qipro, 4 viktima, evakuohen disa fshatra

Zjarri nuk është shuar ende dhe fshatrat  përreth zonës janë evakuuar.

Ndërkohë Qipro ka apeluar për ndihmë ndërkombëtare për të vënë nën kontroll zjarrin që ka përfshirë vendin, të përshkruar nga zyrtarët si më e keqja në historinë e vendit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here