Vlorë, plazhet pa siguri, mungojnë rojet bregdetare, pushuesit të shqetësuar

0
90

Mungesa e vrojtuesve të plazhit shikohet me shqetësim nga pushuesit që zgjedhin të frekuentojnë plazhet e Vlorës. Përveç mungesës së masave nga subjektet private edhe strukturat shtetërore apo pushteti lokal duket se e kanë lënë situatën në harresë pasi në hapësirat e plazheve mungojnë edhe policët bashkiakë.

Vlora mbetet ende pas për përgatitjet e sezonit turistik.

Një problematike që i shqetëson pushuesit është edhe mungesa e vrojtuesve të plazheve.

Pas shpinës sime ndodhet dhe kulla e vrojtimit, dhe siç mund ta shihni nga pamjet në të mungojnë vrojtuesit e plazhit por mungojnë gjithashtu edhe policët bashkiakë.

Ministri i Turizmit Blendi Klosi ka paralajmëruar disa herë subjektet private se në rast aksidentesh në plazhet do të përballen me procedime penale, e burg, por në plazhet publike në Vlorë autoritetet mjaftohen me këtë tabelë që paralajmëron pushuesit për mungesën e vrojtuesve.

Edhe kullat e tjera prej druri nuk kryejnë asnjë funksion për shkak të mungesës së vrojtuesve.

Pushuesit shprehen të shqetësuar dhe të pasigurt.

”Dikur kishte edhe polica, por tnai nuk rri më njeri. Nuk bëjnë gjë, janë relike, s’ka njeri.”

”Fati ëhstë me ata që s’mbete. Nuk ka roje, por as mjete nuk kanë fare.”

”Duhet patjetër ata se nuk janë kot.”

Mbytjet në det mbeten një fenomen shqetësues dhe dëmtues për turizmin, por bizneset private edhe institucionet nuk kanë gjetur asnjë zgjidhje deri më tani.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here