Video/ Polici tërheq zvarrë, e godet me shkelmë dhe tenton të nxjerrë armën të pastrehut në Qeparo

0
293

NJë ngjarje e shëmtuar ka ndodhur së fundmi në zonën e Qeparos, ku një burrë i pastrehë është marrë zvarrë nga policia nga një lokal i zonës.

Denoncimi është bërë nga një qytetar për ‘JOQ’, teksa shprehet se personi i dhunuar ishte një i pastrehë, i cili gjatë gjithë kohës vinte vërdallë nëpër zonë për të siguruar bukën e gojës. Sipas qytetarit që ka bërë videon, ky i pastrehë kishte raste që ngrinte pak zërin, por që nuk ishte i dhunshëm.

“Ishte i pastrehe. Vinte verdalle dhe per te ngrene u jepnin keto të lokaleve. Per te veshur vishte çfarë gjente tek koshat. Kishte raste qe fliste me veten dhe ngrinte pak zerin por nuk lendonte njeri.”-raporton dëshmitari nga vendngjarja.

Ndërkohë, disa gra dëgjohen në sfond të thonë: Gjynah, lëreni!”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here