Gjobiten me nga 10 mln lekë, lokalet e Durrësit që s’e ndalën muzikën në darkë

0
115

Dy lokale në Durrës, njëri në zonën e Plazhit dhe tjetri në Maminas, janë gjobitur me nga 1 milionë lekë të reja sepse nuk kanë ndaluar muzikën pas orës 22:00, sipas rregullave për pandeminë.

Stacioni i Policisë së Plazhit dhe Komisariati i Shijakut kanë konstatuar dhe ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë (të reja), subjektin me pronar H.D në lagjen nr.13, Plazh, pasi ka vijuar organizimin e aktivitetit me muzikë në lokalin e tij, pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

Po ashtu proceduan penalisht V.K, 40 vjeç, banues në Shijak, pasi vijoi aktivitetin në subjektin e tij në Maminas, jashtë orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me aktin normativ.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës bëri thirrje për të gjithë administratorët e lokaleve dhe qytetarët që të respektojnë masat anticovid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here