Arrestohet për përdhunim i riu shqiptar në ishullin Kos, abuzoi tërë natën me turisten gjermane

0
91

Një shqiptar 27 vjeç u arrestua në Greqi për dyshimin se kishte ndjekur një turiste gjermane 27-vjeçare në plazh dhe e kishte përdhunuar në mënyrë të përsëritur

“E pashpjegueshme është rritja e shpejtë e rasteve të përdhunimeve që po shohin vazhdimisht dritën e diellit ditët e fundit, – shkruajnë mediat greke.  – Incidenti më i ri ndodhi në ishullin Kos, ku sipas ankesës së një turisteje gjermane 27-vjeçare tek autoritetet greke, në orët e para të së hënës së kaluar, vajza që po argëtohej në një lokal në ishull, u takua me një shqiptar bashkëmoshatar me të cilin bisedoi.

Por kur vajza u largua nga lokali dhe filloi të ecte për t’u kthyer në hotelin e saj, 27-vjeçari shqiptar e ndoqi, e ndaloi dhe e çoi në një plazh ku e përdhunoi vazhdimisht deri në mëngjes.

Vajza në gjendje të mjerueshme e denoncoi ngjarjen në Polici, autori u gjet dhe u arrestua, ndërsa viktima e identifikoi atë.

Për të arrestuarin u formua një dosje për çështjen, me të cilën ai u dërgua para autoriteteve të prokurorisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here