Policia e Lezhës: Nëse je kryetar Bashkie dhe Ambasador, lejohet të thyesh orarin policor

0
186

Nga Gazeta Standard

Ditën e sotme Policia e Lezhës njoftoi se ka hapur një hetim disiplinor ndaj efektivëve që me datë 24 qeshor, kundërshtuan Kryebashkian Pjerin Ndreu, i cili ndodhej në një Hotel, i cili gjeneronte muzikë të lartë pas orës së lejuar.

LEXO EDHE https://www.standard.al/2021/06/30/kundershtuan-pjerin-ndreun-e-pesojne-efektivet-hapet-hetim-disiplinor-ndaj-tye-deshtuan-ne-permbushjen-e-detyres/?fbclid=IwAR0vQJPmgzflt2QZFyZJXKcCf8KuXefh0qD-kuDRlz9wBfV4rVU-c8PBUhA

Në komunikatën e Policisë, shkruhet se efektivët pasi kanë folur me eprorin e tyre dhe e kanë njoftuar për situatën në fjalë, dhe ai iu ka kërkuar që të përpilonon një procesverbal, dhe më pas të largoheshin, duke bërë shklejen e parë. Nëse në Hotelin në fjalë, konstatoheshe muzikë e lartë dhe pas orarit të lejuar, dhe ligji po shkeleshe me të dyja këmbët atëherë pse duhet  të largoheshin efektivët?

Gjithashtu në deklaratë shkruhet se Policët qëndruan në subjektin në fjalë ku ndodhej Kryebashkiaku Ndreu dhe disa amabasadorë, ku përdorën një fjalor joetik dhe jo-profesional, ndërkohë që vetë Ndreu i kishte ofenduar rëndë duke i cilësuar si “barkderra”.

Sipas Policisë së Lezhës, punonjësit e saj thyen ligjin kur i kërkuan një pronari hoteli të respektojë rregullat e vendosura, sepse në të ndodhej i pari i qyetit dhe disa diplomateë, ndërkohë që janë me mijëra qyterarë dhe biznese që janë dënuar për shkeljet më të vogla sesa kjo në fjalë.

Polica e Lezhës sapo na dha mesazhin: Ligji nuk është njësoj për të gjithë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here