Basha pret në takim zyrtarin e lartë të SHBA-së, ja kush e shoqëron këtë të fundit

0
178

Ndihmës Sekretari Amerikan për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker, ka mbërritur në Shqipëri.

Zyrtari i lartë i SHBA se pas vizitës në kryeministri me Edi Ramën ka shkuar menjëherë tek selia blu për të takuar Lulzim Bashën.

Ai u prit në hyrje të selisë nga Gazment Bardhi dhe Jorida Tabaku ndërsa brenda e pret Lulzim Basha.

Ndërkohë Reeker shoqërohet në këto takime nga ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim.

Po ashtu në mesditë Reeker do të ndalet edhe në zyrën e ministres së jashtme, Olta Xhaçka me të cilën do të zhvillojë edhe me të një takim pune.

Ndërkohë, Reeker pas Shqipërisë, do të udhëtojë edhe në shtetin fqinj të Maqedonisë së Veriut.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here