I dedikoi ‘Thikat e mia’, Alban Ramosaj zbulon si reagoi ish e dashura

0
255

Këngëtari shumë i dashur për publikun, Alban Ramosaj ka dhënë së fundmi një intervistë për revistën “Class”, ku ka folur për fitoren e tij te “Kënga Magjike”.

Kënga “Thikat e mia” është një histori personale e tij dhe gjatë intervistës ai ka rrëfyer si e ka pritur ish-e dashura.

Albani ka treguar se ai dhe ishi kanë ruajtur marrëdhënie shoqërore pas ndarjes dhe asaj i ka pëlqyer kënga.

”Për mua, kjo këngë ishte “mesazhi” apo “telefonata” ime, një mesazh që e kam lënë të kuptohet se isha i ndërgjegjshëm për llojin e lidhjes që kishim dhe që reflektova, me pak fjalë. Por jo, nuk është e synuar si tentativë që të rikthehemi, pavarësisht se kemi dashuri pa kushte në mes. Madje, falë kësaj të fundit, mbajmë dhe kontakte shoqërore (kënga i ka pëlqyer, ia kanë përkthyer shoqet shqiptare). Për ta përmbledhur, është thjesht rritje, maturitet personal. Fundja, artistë jemi, do përfitojmë edhe nga këto emocione e do i hedhim në letër”, është shprehur këngëtari.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here