Nuk do ta besoni cila është fjala e parë që Alban Ramosaj ka thënë në fëmijëri…

0
186

Fituesi i “Kënga Magjike 2021”, Alban Ramosaj, ka zbuluar dje disa detaje që nuk i dinim nga jeta e tij.

I ftuar në rubrikën “Gjysma ime”, gjatë një loje mes të ëmës dhe dy motrave të tij, ata zbuluan një fakt mjaft interesant.

Fjala parë e Albanit ka qenë “thika”.

“Të betohem që s’ka qenë e parapërgatitur. Por nuk e di si e kam harruar pa e përmendur. Fjala e parë ka qenë “thika”, ose më saktë ‘fika’”, tha Alban, duke shtuar se shkronjën “th” e bënte “f” për një farë kohe.

 

Një rastësi e çuditshme, duke marrë parasysh që edhe kënga që e bëri fitues të Këngës Magjike, duke realizuar një ëndërr të madhe për të, titullohej “Thikat e mia”.

 

Albani tha se me të ëmën ka një marrëdhënie gati shoqërore, sepse me të ndan gjithçka që kalon gjatë ditës së tij.

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here