Dasho: Mjekët janë lënë në mëshirë, nuk paguhen për punën që bëjnë…

0
117

Mjeku dhe eksperti i DSHP-së Erion Dasho, në një intervistë në Syri Tv, deklaroi se mjekët janë lënë në mëshirë nga qeveria.

Dasho theksoi se në QSUT ka shumë mjekë që punojnë, por se nuk paguhen. Ai shtoi se diçka e tillë duhet të mbarojë njëherë e mire.

“Në Shqipëri akoma veprohet sipas mënyrës komuniste në shëndetësi. Në çdo sistem shëndetësor, mjeku dhe infermieri paguhet aty ku kontribuon. Mjeku specializant është në marrëdhënie kontraktuale me QSUT, me Fakultetin e Mjekësisë. Fakulteti i Mjekësisë e ka dhënë të drejtën e specializimit të mjekut. Kontributin mjeku e jep pranë Spitalit Universitar, edhe pagesën duhet ta marrë aty.

Në Shqipëri ndodh që personi lihet kuotë e lirë, që do të thotë se punon pa pagesë. Ky është skandal. Të punosh dhe të mos paguhesh vetëm në vendin tonë ndodh. Nuk duhet që të ketë mjek të papaguar. Nuk duhet që të ekzistojë mjek në QSUT, që punon dhe nuk paguhet. Nuk ka kuptim as që mjeku a infermieri  punon në QSUT dhe paguhet nga spital tjetër. Mjeku duhet të paguhet nga QSUT për shërbimet që ofron pikërisht në QSUT”, deklaroi Dasho.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here