Mjeku paralajmëron se ‘kjo sfidë në TikTok mund t’ju marrë jetën

0
117

Një mjek ka paralajmëruar për një sfidë të re të rrezikshme TikTok e cila mund të ketë rezultate vdekjeprurëse. Dr. Karan Raj, i cili ka mbi 3.9 milionë ndjekës në platformë, ka nxitur njerëzit të mos vendosin dy topa magnetikë në të dy anët e gjuhës për të imituar një shpim (piercing), duke paralajmëruar: “Kjo sfidë e TikTok mund t’ju vrasë”.

Sipas dr. Raj, gëlltitja aksidentale e njërit prej këtyre magneteve mund të “jetë kërcënuese për jetën dhe të shkaktojë dëme” brenda disa orësh.

Ai shpjegon:

“Magnetët e vegjël mund të grumbullohen shpejt. Ata mund të shtrydhin zorrët, duke shkaktuar një bllokim dhe duke ndërprerë furnizimin e tij me gjak. Pa një operacion urgjent në zorrë, kjo është fatale.”

Sipas Dr Raj, dy fëmijë janë dërguar tashmë në spital për operim urgjent pasi provuan këtë sfidë të veçantë.

Kjo nuk është hera e parë që sfiduesit e TikTok paralajmërohen për këtë trend të ri të rrezikshëm. Në fillim të këtij muaji, Sky News raportoi se 11-vjeçarit Ellis Tripp iu desh t’i hiqnin “disa centimetra të zorrëve gjatë një operacioni gjashtë orësh” pasi bëri sfidën.

Nëna e tij, Amy Clarke, më vonë postoi në Facebook për t’i nxitur prindërit të kujdesen që fëmijët e tyre të mos e provojnë këtë trend:

“Jam në një makth. Kjo mani e TikTok mund/do ta kishte vrarë atë nëse lihej më gjatë. Ju lutemi flisni me fëmijët tuaj dhe tregojuni atyre se sa të rrezikshme janë këto!”

Të paktën 65 fëmijë në Angli i janë nënshtruar një operacioni urgjent në tre vitet e fundit pasi kanë gëlltitur këto lloj magnetesh të vegjël.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here