Si ra në kurth prokurori i Sarandës dhe fiksimi i ndeshjes Selenicë- Përmet

0
141

Kanë qenë hetimet për një grup kriminal të trafikut të drogës që kanë futur në gracë dhe kanë nxjerrë zbuluar prokurorin e Sarandës Sali Hasa i arrestuar për korrupsion pasiv.

Nga përgjimet kanë dalë dhe disa zyrtarë siç ishte prokurori Sali Hasa, punonjësi i OPGJ-së Napolon Hodaj, arbitri Qerim Ruçi, dhe një zyrtar i klubit të Përmetit Bledar Hajredini.

Bëhet fjalë për ndërhyrje për lirimin e një të burgosuri.

Sipas burimeve të cilat u referohet gazetari Edison Vatnikaj, Elsona Papa, e cila hetohet në masën e sigurisë ‘arrest shtëpie” i ka shkuar në zyrë dhe i ka dhënë para për lirimin e të vëllait, ku prokurori pushoi akuzën e plagosjes së lehtë me dashje.

Edhe i akuzuari  Emiljano Mirani, i cili është arrestuar po ashtu me urdhër të SPAK.

Sa i takon oficerit të policisë gjyqësore Napolon Hodaj, ai mësohet se ka ndikuar në lirimin nga akuzat të një personi, që sot është shpallur në kërkim policor, për vepra të rënda penale.

Të arrestuarit që kanë lidhje me sportin, përfshirë arbitrin apo zyrtarin e klubit sportiv të Përmetit, dyshohen për fiksim të ndeshjeve në tavolinë.

Ndeshja e cila dyshohet se është fiksuar prej tyre është ajo ndërmjet Selenicës dhe Përmetit, e cila është fituar nga këta të fundit përmes penalltive. Hetimet për grupin e trafikur të drogës, dhe personave të implikuar vijojnë ende, ndërsa FNSH ka kryer kontrolle në banesat e të arrestuarve në Sarandë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here