Dasho jep alarmin: Vaksina kineze e pasigurtë, ja se çfarë ndodhi në Indonezi…

0
110

Eksperti i shëndetit publik, dr. Erion Dasho, përmes rrjeteve sociale, shkruan se vaksina kineze kundër Covid-19 ka një efektivitet të dyshimtë.

Dasho sjell shembullin e Indonezisë ku 350 mjekë dhe infermierë të vaksinuar me Coronavac, të njëjtën vaskinë që po përdoret për vaksinime masive edhe në Shqipëri, janë prekur nga mutacioni indian i koronavirusit dhe një pjesë e tyre janë shtruar edhe në spital, me nivele të ulëta të oksigjenit.

“Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ndërkaq vazhdon të shpërdorojë paratë e shqiptarëve duke u mburrur me qindra mijëra vaksinime të panevojshme të cilat i kanë kushtuar deri tani taksapaguesëve shqiptarë miliona euro.

1. Stop vaksinimit me CoronaVac!
2. Siguroni vaksina cilësore për shqiptarët!
3. Vendosni kontrollin në kufi për të parandaluar hyrjen e mutacioneve të rrezikshme!

Mjaft me aventura dhe amatorizma!”, shkruan Dasho.

Postimi nga Erion Dasho

Indonezia bëhet shembulli i radhës i efektivitetit të dyshimtë të vaksinës kineze.

350 mjekë dhe infermierë të vaksinuar me CoronaVac u prekën nga varianti delta i virusit (mutacioni indian). Një pjesë e tyre u shtruan në spital, madje paraqitën vlera të ulta të oksigjenit duke vendosur në dyshim tashmë jo vetëm mungesën e efektivitetit të CoronaVac për të parandaluar infektimin, por edhe atë për të parandaluar rastet e rënda dhe komplikacionet!
Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ndërkaq vazhdon të shpërdorojë paratë e shqiptarëve duke u mburrur me qindra mijëra vaksinime të panevojshme të cilat i kanë kushtuar deri tani taksapaguesëve shqiptarë miliona euro.
1. Stop vaksinimit me CoronaVac!
2. Siguroni vaksina cilësore për shqiptarët!
3. Vendosni kontrollin në kufi për të parandaluar hyrjen e mutacioneve të rrezikshme!
Mjaft me aventura dhe amatorizma!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here