Avokati “tronditet” nga pritja që i bëhet “Përputhen” në Shkodër: Çfarë po ndodh me qytetin e Gurakuqit dhe Migjenit?

0
329

Pas përfundimit të emisonit, pjestarët e “Përputhen” kanë vendosur të bëjnë një tur në disa qytete të Shqipërisë. Avokati i njohur Adreatik Lapaj përmes një statusi në Facebook, shkruan se ka ngelur i tronditur nga pritja që iu është bërë ish-konkurentëve të emisionit “Përputhen” në qytetin e Shkodrës.

Lapaj shkruan në rrjetin social se me cfarë merren këta persona që bëjnë për vete edhe qytetarë në moshë të madhe dhe se cfare po ndodh me qytetin e Gurakuqit dhe Migjenit.

Statusi i plotë i Adreatik Lapaj:

Per dreq pashë një lajm ku fenomenet e “Përputhen” ishin pritur në Shkodër me kërshëri të madhe. Një pritje alla rock star-ësh.

Rendte rinia, por tek tuk dhe ndonjë burrë me thinja të takonin e të dilnin foto me yjet e “Përputhen”. Një skenë tronditëse. Jam i shastisur. Për afro 10 minuta mu mpi truri. Pasi filloi sërish të jepte shenja funksionaliteti nuk më lë rehat një pyetje:

Me çfarë merren në jetë këta që kishi  emocionuar të madh e të vogël në qytetin e Gurakuqit dhe Migjenit?!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here