Përfundon orari zyrtar i votimit për kryetarin në PD, në pritje të numërimit, nesër shpallet fituesi

0
85

Mbyllet zyrtarisht orari i votimit për kryetarin e ardhshëm në Partinë Demokratike. Tashmë pas një pauze pritet që në orën 19:30 të nisë numërimi i votave dhe nesër paradite do të mësohet fituesi i këtyre zgjedhjeve për kryetar.

Qendra e votimit e cila ndodhet në selinë e PD e ka mbyllur procesin e votimit.

Kreu i Komisionit të Zgjedhjeve në PD, Jemin Gjana, publikoi të dhënat e votimit ku deri në orën 17:00, ku tha se dy orë nga përfundimi i votimit kanë votuar 33 mijë e 47 anëtarë ose 44% e numrit total.

Ai thekson se nuk ka pasur probleme gjatë procesit të votimit duke garantuarse në orët e fundit s’ka pasur as lëvizje të përfaqësuesve të kandidatëve.

Numri i votuesve 33 mijë e 47 anëtarë ose 44%. Tirana ka 9 mijë e 821 anëtarë që kanë votuar. Në raport me 21 mijë anëtarë që ka Tirana, është 46%.

Nuk kemi problem të tjera në vazhdim, në 3-4 orët e fundit s’ka pasur lëvizje të përfaqësuesve, nuk janë ndryshuar më. Dua t’ju bëj me dije dy verifikime që bëmë. Në Kombinat u paraqit, një me FB na del një emër i njohur nga mediat investigative që ka shkuar të votojë me pajisje, është larguar. Shpresoj mos shkojë në vend tjetër.

Një nga përfaqësuesit e kandidatëve, u informuam se 3 votues në Sarandë kanë votuar dhe në Vlorë e Gjirokastrë, nuk rezulton, votuan vetëm në Sarandë. Tani po i përgjigjem përfaqësuesit.”- tha Gjana.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here