Kamarieri qëllon veten me thikë në Durrës…

0
138

Një vetëplagosje me thikë ka ndodhur pasditen e sotme në një lokal në Durrës.

I riu, me inicialet L. R., punonte si kamarier ne nje lokal.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen.

Mësohet se policia ka shpërthyer derën për tu futur në lokalin ku ka ndodhur ngjarja, pasi ishte mbyllur nga brenda.

Policia e Durrësit/ Informacion paraprak

Më datë 11.06.2021, rreth orës 17:30, në lagjen nr. 13, Durrës, në ambientet e lokalit ku punonte dyshohet se është vetëplagosur me mjet prerës (thikë), shtetasi L. R., 29 vjeç, banues në Durrës, i cili pas ndërhyrjes së Policisë është transportuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të ngjarjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here