Tenton të përplasë me makinë policët, arrestohet nga policia i riu në Korcë

0
164

Një person i dyshuar për trafik droge dhe i dënuar për armëmbajtje pa leje e kanosje të punonjësve të policisë, theu këtë paradite një postbllok të njësisë operacionale në qytetin e Korçës duke rrezikuar jetën e duke plagosur tre prej efektivëve të policisë. Personi, i identifikuar si Kristi Zekolli, u neutralizua nga policia ndërsa nga përplasja me policinë ai mbeti i plagosur lehtë, ndërsa iu bllokua edhe një armë zjarri pistoletë.

Ngjarja ndodhi në hyrje të qytetit të Korçës, ku efektivët e njësisë operacionale kishin ngritur një postbllok për të ndaluar një grup personash të dyshuar si pjesëtarë të një grupi të trafikut të drogës nga Shqipëria. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, Zekolli, nuk iu përgjigj thirrjes së postbllokut të ngritur në hyrjë të Korçës. Ai kaloi me mjetin e tij përmes postbllokut, duke rrezikuar jetën e efektivëve që ndodheshin aty. Por pas këtij veprimi, efektivët e njësisë operacionale ndërhynë duke hapur zjarr në ajër dhe më pas në drejtim të gomave të automjetit te tij tip “Mercedez- Benz” me targë AA 547 HV. Mjeti i Zekollit, u përplasur dhe ky i fundit ka mbetur i plagosur lehtë.

Menjëherë ai u prangos nga blutë dhe u dërgua në ambientet e policisë së Korçës. Efektivët sekuestruan në vendin e ngjarjes armën që posedeohej nga Zekolli, një pistoletë “TT” dhe një krehër me fishekë. Sipas policisë këtë armë Zekolli e mbante në dorë në momentin e kalimit të postbllokut. I arrestuari dyshohet ishte subjekt i një hetimi, detajet e të cilit nuk jepen ende për shkak të sekretit që përmban çështje.

Zekolli, dyshohet se është pjesë e një grupi të trafikut të drogës nga Shqipëria drejt vendeve fqinje. Veç precedentëve penalë në Shqipëri, ai është i dënuar edhe në Itali për trafik drogë ndërsa dyshohet se ishte një prej pilotëve që kryente transportimin e lëndës narkotike nga Shqipëria drejt vendeve fqinje. Pas incidentit të kësaj të marte, ai pritet të përballet me akuzat e mosbindjes ndaj punonjësve të policisë, dhe vrasjes së mbetur në tentativë ndaj punonjësve të policisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here