Denoncim i fortë/ Vëllai i Olta Xhaçkës presion bizneseve, ja si i kërcënon…

0
91

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka postuar në rrjetet sociale denoncimin e një qytetari, sipas të cilit vëllai i ministres së Jashtme, Olta Xhaçka, ushtron presion ndaj bizneseve, që të kryejnë procedurat te agjensia doganore që ai ka hapur.

Denoncuesi thotë se Andi Xhaçka kërcënon bizneset se nëse nuk do të kryejnë veprimet në agjensinë e tij, do të kenë sanksione dhe gjoba nga Dogana.

Denoncimi i publikuar nga Berisha

Vellai i ndrikull Xhaçkes me agjensi doganore!

Ndjek si peshkaqen bizneset!

Lexoni mesazhin e qytetarit dhe shikoni foton e qytetarit dixhital! sb

Pershendetje, Dr.Berisha.

Ne vijim po ju dergoj shqetesimin nga disa Agjensi Doganore te cilat ma kane percjellur si shqetesim. Ata gjinden nen presion te vazhdueshem nga Andi Xhacka, vellai i Ministres se jashtme Olta Xhacka. Ky ka hapur nje agjensi Doganore dhe u ben presion subjekteve private qe te kryejne procedurat te ky i fundit, perndryshe do kene sanksione e gjoba Doganore ne menyre qe te jete i vetmi operator qe operon ne kete biznes duke falimentuar te tjeret. Bashkelidhur po ju dergoj dhe ekstraktin e QKB me te dhenat perkatese. Dite te mbare.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here