Kapexhiu ‘godet’ sërisht: Njihuni me `avokatët` e Berishës dhe të Blinken!

0
140

Pas njoftimit nëpërmjet një Twitteri të Sekretarit të Shtetit, Antoni Blinken, se ish-presidenti dhe ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha ishte shpallur ‘non grata’ në SHBA, ende nuk janë të qarta arsyet dhe motivet e vërteta, që çuan në ndërrmarrjen e këtij hapi ekstrem ndaj një aleati të shquar të shumë ish-presidentëve të SHBA.

Vetë Berisha menjëherë pas këtij njoftimi, i cilësoi arsyet formale të dhna, si shpifje dhe të pabazuara në fakte konkrete që i kishin shkelur dinjitetin.

Pas këaj ai kërkoi një ballafaqim me dosjen dhe njoftoi se paralelisht kishte nisur një proces gjyqësor në Francë kundër Blinke ‘për shpifje’.

Edhe pas interesimit dhe kërkesave zyrtare  të medias amerikane dhe kongresmenit Lee Zeldin, ende nuk kemi fakte që justifikojnë shpalljen ‘non grata’ të Sali Berishës.

Pikërisht këtë situatë ku shpifja serviret si e vërtetë, ka pasqyruar karikatursiti i njohur Bujar Kapexhiu, në punën e tij radhës, botuar te MAPO.

Berisha dhe Blinke shfaqen në këtë karikaturë politike secili me ‘avokatin’ e tij.

I pari përkrah me të vërtetën, i dyti me shpifjen!

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here