Ina Zhupa denoncon prishjet selektive të ndërtimeve në Ksamil: Hakmarrje politike!

0
134

Deputetja e zgjedhur Ina Zhupa ka denoncuar me anë të një video, prishjet selective të ndërtimeve që po ndodhi në Ksamil, duke e cilësuar si një hakmarrje politike.

‘Prishjet selektive si hakmarrje politike për denoncimet që i kanë bërë hapur pushtetit në fushatën elektorale.

Ne 5 Prill në Ksamil kemi takuar Hidajet Zogaj dhe familjen e tij, të cilët kanë denoncuar me fakte sesi ishin ankuar ne bashki dhe IKMT për nje ndertim qe i zinte rrugen e shtepise dhe kishin hapur nje porte vellai nga vellai se nderkohe cdo gje ishte bllokuar. Ndertimi i denoncuar prej tyre qe bllokonte rrugen publike ishte bere nga familjar te atyre qe punonin ne bashki.

Pas zgjedhjeve nuk prishin ndertimin jashte cdo norme, cdo leje dhe cdo rregulli qe familjaret denoncuar por vjen hakmarrja ndaj tyre se pse kane treguar të vërteten dhe i dolen ne krah opozites.

Policia dhe IKMT shkon për t`ju shëmbur pa asnje njoftim dhe në kundërshtim me ligjin kollonat e shtepise qe datojne në vitin 2004 sipas te gjitha rregullave dhe qe nuk e perfunduan dot per mungese parash.

Eshte detyra jone qe mos ta ndalim betejen per keta qytetaret qe na besuan! Per shqiptaret qe duan ti vij fundi pandeshkueshmerise dhe klientelizmave te miqve dhe familjareve te pushtetit dhe te gezojne pronen dhe te drejtat e tyre sipas ligjit.’\

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here