Durrës/ Firmoset marrëveshja, punimet për ujësjellësin e ri nisin në shkurt

0
141

ujesjellesi-i-durresit-655x356Drejtoria e Përgjithshme e Ujësjellës Kanalizimeve dhe firma gjermane “PËT”, kanë firmosur marrëveshjen për ndërtimin e linjës së re të furzimit me ujë të Ujësjellësit të Durrësit”.

Marrëveshja u nënshkrua nga drejtori “DPUK” Ardian Alushi dhe përfaqësuesi i firmës “PËT”.

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto tha se kjo është një nga kontratat më të rëndësishme të ujësjellës kanalizimeve,veçanërisht për zonën e Durrësit.

Ky është një projekt që ka shumë kohë që është duke u pregatitur dhe do sjellë një zgjidhje të qëndrueshme për qytetin  dhe gjithë zonën turistike të tij.

Haxhinasto: Ky projekt parashikon ndërtimin e një linje dedikuar Durrësit prej 68 kilometra, me një teknologji të lartë të tubacioneve, që parashikon transportimin me cilësi të ujit nëpërmjet këtij sistemi. Projekti do realizohet me mbështetjen e Bankës Botërore, prej 31,6 milion euro, dhe do të dyfishojë sasinë e furnizimit me ujë të qytetit të Durrësit.

Haxhinasto  theksoi se ka një pritshmëri që qyteti të ketë furnizim me ujë 24 orë në ditë në mënyrë rë vazhdueshme, në sasinë e nevojshme, jo vetëm për kërkesat e momentit ku jemi por edhe për atë të shumë viteve që do të vijnë.

Ministri nëvizoi se Drejtoria e Përgjithshme e Ujësjellës Kanalizimeve dhe superviziori përkatës, duhet të bëjnë të mundur që kontrata të realizohet me cilësinë më të lartë dhe në kohën e duhur.

Kohëzgjatja e kontratës është 24 muaj dhe fillimi  punimeve është i menjëhershëm që në muajin shkurt.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency