Zuri ngushtë Blinkenin për Berishën/ Flet Kokalari: Si e njoh kongresmenin Zelden, mik i madh i shqiptarëve…

0
373

Në Çim Peka Live këtë mbrëmje po diskutohet ajo që përbën edhe lajmin e kësaj mbrëmje, pyetjet që kongresmeni Lee Zeldin, i bëri Sekretarit të Shtetit Antony Blinken mbi caktimin e Sali Berishës si persona non-grata dhe kërkoi fakte që Blinken ka mbi korrupsionin e Berishës.

Arsye që Blinken nuk i dha në përgjigjet e tij.

Në lidhje të drejtpërdrejt me Çim Peka Live, aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari, ka dhënë një profil të kongresmenit Lee Zeldin dhe mbrojtjes që u ka bërë shqiptarëve edhe më herët, duke përfshirë këtu edhe çështjen e vëllezërve Bytyçi.

‘Këto janë dy çështje të ndyrhsme. Çështjen me vëllezërit Bytyçi e ka bërë para se ta njihja. Këtë e për vëllezërit e ka shtyrë vetë sepse janë në zonën e elektorale ku është edhe Lee Zelden. Ne vjet bëmë një event me shqiptarët dhe me Lee Zelden që tani e kemi mik thjesht për një falenderim çfarë ai bëri për vëllezërit Bytyçi. Pra nuk ka lidhje me punën e tij në Kongres. Pra Lee Zeleden i njeh shumë mirë shqiptarët dhe nuk ka nevojë që të lobosh me para për Lee Zelden për të ndihmuar shqiptarët.

Për z. Berisha ne kemi disa miq shumë të shquar në Amerikë, që kanë bërë shumë për shqiptarët dhe do të bëjnë edhe në të ardhmen. Sot ajo që gjithçka bëri është se na dha një zë në Kongres. Dhe po ta shikosh nuk iu dridh qerpiku kur e pyet për Soros. Edhe sot nuk jemi vetëm. Biden na ka lanë në baltë qoftë me Kosovën qoftë me problemet qe kemi pasur kohët e fundt me opozitën në Shqipëri.’

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here