Tronditet Korfuzi! Tre të vdekur pas të shtënave me armë, mes tyre dhe një grua…

0
227

Një ngjarje e rëndë është shënuar pak më parë në Korfuz. Si pasojë e një sherri banal, tre persona kanë ndërruar jetë, dy prej të cilëve janë vrarë, ndërsa autori është vetëvrarë. Siç raportojnë mediat greke, autori i ngjarjes së rëndë, ka ekzekutuar fillimisht pronaren e shtëpisë ku jetonte dhe një shtetas grek me banim në Francë.

Pronarja dëboi autorin e krimit nga banesa, duke sjellë reagimin e ashpër të këtij të fundit, i cili e ekzekutoi me armë zjarri pas sherrit që patën në oborr. Ende nuk është sqaruar se si u përfshi në ngjarje greku që jetonte në Francë, por mendohet që të tre personat jetonin në të njëjtën vilë dy-katëshe.

Pas vrasjes, autori shkoi në shtëpinë e tij dhe i dha fund jetës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here