Zheji: Babai i tha “burgut hapu” për vajzën që nuk gjeti drejtësi

0
113

Analisti Artur Zheji, i ftuar në ‘News24’ deklaroi se veprimi i Mexhit Picarit, që vrau ish-dhëndrin e tij, Kudret Saliaj ka qenë gjest i një babai që mund t’i jetë bërë një padrejtësi në gjykata, duke mos gjetur zgjidhje për problemin e tij familjar.

“Mesa kuptoj, ky është raportim që lë shumë për të dëshiruar. Raportimi është maskilist, i diktuar nga forca e një mashkulli, i besoj Dhuratës, ka jetuar nën presion, në një familje ku është bullizuar kundër saj, kur ka shkuar në duart e komisariateve dhe të gjykatave dhe kanë favorizuar prapë mashkullin. Kjo ka detyruar babain, kur ka parë se nuk ka pasur drejtësi në instancat e shtetit, kur ka parë dhunimin e poshtërimin, i ka thënë burgut hapur për të vënë drejtësi për vajzën.”

Zheji theksoi se nuk do ta përjashtonte kurrsesi faktin se mund të vepronte si ish-polici, nëse do të gjendej në të njëjtën situatë. Ai deklaroi se nëse vajza e tij do t’i ankohej në shtëpi për një problem të tillë, ai mund të ishte shok sot me autorin e ngjarjes.

Unë nuk mund të paragjykoj një zotëri se ka punuar tek Burgjet, se ka bërë një vrasje. Nëse vajza ime nesër do më vinte në shtëpi të më ankohej tek shtëpia, do të isha shok i këtij gardiani. Sipas studimeve që kam lexuar, rezulton se instinkti protektiv i amësisë së femrës është instinkti gjenetik i ndryshueshëm në rrethana të çmendura.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here