Vrasja e 30-vjeçarit shqiptar në Gjermani, identifikohet autori. Dëshmitarët: E qëlloi dhe më pas…

0
118

 

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të premte në Hannover të Gjermanisë, ku ka pasur një përplasje me armë mes dy shqiptarëve nga Kosova.

Njëri prej tyre, i identifikuar si Armin Neziri, 30-vjeç, u qëllua me armë zjarri në një nga kryqezimet e qytetit gjerman, teksa ndodhej brenda automjetit të tij tip “Porsche Cayenne”, ku si pasojë mbeti i vrarë në vend.

Dyshohet se autor i ngjarjes është një tjetër shqiptar nga Kosova, i identifikuar si Rinor Z, i cili drejtonte automjetin tip “Mercedes Benz”. Mediat e huaja mendojnë se në konflikt mund të jenë përfshirë më shumë se sa dy personat në fjalë, megjithatë hetimet vazhdojmë.

Sipas dëshmitarëve okularë, drejtuesi i “Mercedes Benz-it”, Rinor Z, pas përplasjes është larguar në këmbë, ndërsa ka arritur t’i shpëtojë forcave të policisë.

“Autori i dyshuar i vaisjes është larguar, jemi ende në kërkim të tij”, tha Katrin Söfker, zëdhënëse e zyrës së prokurorit publik në Hanover të Premten.

Mediat gjermane bëjnë me dije se hetuesit dyshojnë se Rinori ndodhet ende në Gjermani, në Hanover apo edhe Langenhagen.

Sakaq, Armin Neziri nuk ishte një emër i panjohur për drejtësinë gjermane.

Emri i tij është lakuar më 22 mars të 2017-ës, për një përplasje me armë zjarri në Andreas-Hermes-Platz, ku mbeti i vdekur një person.

Për këtë vrasje, si autor u dyshua pikërisht Neziri, i cili mbeti i vdekur ditën e sotme. Para kësaj, Neziri ishte plagosur nga disa goditje me thikë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here