“Eja këtu.”! Rrëfimi i studentit që u grabit nga “treshja rrugës”, dyshohen se dy prej tyre shqiptarë

0
113

Një student 20-vjeçar ka rrëfyer për mediat  greke si u grabit nga tre persona, dy prej të cilëve dyshohet se ishin me origjinë shqiptare.

Në rrëfimin e tij ai ka treguar se si e kanë ndjekur e më pas e kanë grabitur, por megjithatë deri më tani nuk ka asnjë person të arrestuar.

“Ata më kërkuan euro dhe unë nuk u përgjigja. Unë ktheva kurrizin dhe vazhdova të ecja për të marrë makinën dhe ky ishte gabimi im… Pastaj dëgjova “Eja këtu! Po flas me ty!” dhe para se të reagoja ata më shkelmuan në shpinë. Unë u godita me grushte dhe shkelma dhe më morën çantën.

Ata ishin shumë të rinj, 16-20 vjeç. Njëri ishte me ngjyrë, por jo rom. Ata flisnin greqisht rrjedhshëm. Ata më goditën në fytyrë” tha 20-vjeçari për bandën që e cilësoi si “treshja e grabitësve të rrugës.

Sipas mediave të huaja, ata arritën që t’i merrnin çantën e shpinës e cila përmbante portofolin e studentit, pasaportën, ID, karta krediti 150 euro dhe çelësat e shtëpisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here