Vuçiç: Kurti s’është as Hegel as Ajnshtajn, shqetësohemi për presionin e Gjermanisë

0
93

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç është shprehur se mosmarrëveshja e vetme midis Serbisë dhe Gjermanisë ka të bëjë me Kosovën. Vuçiç tha se nuk shqetësohet për deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, por për presionin që do mund t’i vendoset Serbisë nga fuqitë perëndimore.

Duke folur për TV Happy presidenti serb tha se Gjermania ka politikën e saj dhe kujtoi se janë kundër ndryshimit të kufijve.

“Ata nuk i lënë aleatët e tyre, kështu që ata ishin të parët që ndihmuan kroatët në vitet 1990, serbët nuk ishin aleatët e tyre. Ne duhet ta ndryshojmë këtë dhe të bëhemi aleatë. Nuk do të jetë e lehtë. Por ne duhet të bëhemi aleatë si të amerikanëve ashtu edhe të gjermanëve”, tha Vuçiç. Ai shtoi se ka vetëm fjalë të mira për kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Presidenti serb shtoi se kulmi i presionit mbi Serbinë pritet në tetor dhe nëntor kur të mbahen edhe zgjedhjet në Gjermani.

Duke folur për “non-paper”-at, ai thotë se Kosova është e pavarur në secilën prej tyre. I pyetur nëse është e mundur të bisedohet me kryeministrin dhe presidenten e Kosovës, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, Vuçiç tha se me të gjithë mund të bisedohet, por është çështje tjetër nëse do të arrihet diçka.

Duke komentuar dialogun e ardhshëm dhe faktin që Kurti tha se nuk është prioritet për të, Vuçiç u shpreh se Kurti do të ulet në tryezë dhe do ta bëjë punën e tij.

“Kurti nuk është as Hegel, as Ajnshtajn, as Spinoza apo Leibniz për ta komentuar aq shumë. Ai do të vijë ta bëjë punën e tij, për të thënë se serbët janë kriminelë, horra, se ai dëshiron njohjen… Unë do të vij të them se çfarë është politika jonë dhe kaq.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here