Festë në oborrin e Presidencës, Meta uron fëmijët me vargjet e Naim Frashërit

0
87

Kopshti i Presidencës gumëzhinte sot nga zërat dhe festa e fëmijëve për 1 Qershorin. Festës ju bashkua dhe vetë Kreu i Shtetit, Ilir Meta, i cili thotë se çdo fëmijë në Shqipëri meriton mundësinë e barabartë për t’u rritur denjësisht, për t’u arsimuar dhe për të realizuar ëndrrat shumëngjyrëshe në një mjedis të sigurt dhe të shëndetshëm.

Për ti uruar si duhet, ai ka zgjedhur vargje të Naim Frashërit.

Në shkollat e të gjithë vendit 1 Qershori u festua me aktivitete të shumta të organizuara nga mësuesit dhe nxënësit.

Meta: Me shumë gëzim ju bashkova sot festës së fëmijëve për të ndarë me ta urimin e ngrohtë të çdo prindi: Gëzuar 1 Qershorin!

Çdo fëmijë në Shqipëri meriton mundësinë e barabartë për t’u rritur denjësisht, për t’u arsimuar dhe për të realizuar ëndrrat shumëngjyrëshe në një mjedis të sigurt dhe të shëndetshëm.

Të ecim dorë për dore me ta dhe t’i mbështetim në dëshirat e tyre, duke i dëgjuar dhe i ndihmuar të zhvillojnë cilësisht aftësitë, për të ndërtuar të ardhmen e ndritur, që meritojnë, në Atdheun e tyre.

“Falu gjithë mirësitë

Të rrojnë me nder në jetë

Të mësojnë dituritë

Të bëhen të vërtetë

Të nderojnë Mëmëdhenë

Vlerat t’ja lartësojnë

Mbi gjithë botën ta ngrenë

Si lule ta zbukurojnë!” – Naim Frashëri

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here