Apeli i GJKKO rikthen në burg ish-kryebashkiakun e Lushnjes

0
122

Apeli i GJKKO i shton dënimin ish-kreut të Bashkisë Lushnjë, Fatos Tushe. Burime bëjnë me dije se Tushe është dënuar me 3 vite e 4 muaj burg nga 2.4 qe ishte dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë.

Tashmë ai duhet të rikthehet në qeli për të vuajtur pjesën tjetër të dënimit. Tushe fillimisht u lirua nga burgu më 26 janar të këtij viti por tani do kthehet prapë në qeli. Në korrik të vitit të vitit të kaluar Tushe u dënua me 2.4 vite burg. Ai u shpall fajtor për shpërdorim detyre në dy raste, ndërsa për akuzën e favorizimit në tendera u shpall i pafajshëm.

Fatos Tushe u arrestua me 6 korrik 2021, me ish-vartësit e tij, nga një operacion i ndërmarrë nga SPAK, për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Bëhej fjalë për një tender me vlerë rreth 24 mln lekë për rehabilitimin e një kanali ujitës në fshatrat Bishqethëm dhe Bitaj. Ky tender është fituar nga kompania EuroAlb shpk, që kishte sjellë ofertën më të lartë, por më pas punimet, fitimet dhe punën e ka bërë një kompani tjetër, e biznesmenit Ibrahim Lami. Ky i fundit, nga sa specifikohet në dosje, ka lidhje të ngushtë shoqërore me Tushen, si edhe lidhje familjare me biznesmenin që ishte shpallur fitues i tenderit, Bujar Muratin Në fund, Lami dhe Murati i ndanin paratë bashkë.

Tushe doli në përgjime edhe teksa abuzonte me karburantin e shtetit, duke furnizuar makinat e të njohurve të tij, mes tyre edhe të djalit të një deputeti dhe një gazetari të njohur në Tiranë, si edhe ka ndërhyrë për një banesë që po ndërtohej pa leje, që inspektorët të mos shkonin për kontroll. Ish-kryebashkiaku i Lushnjës u shkarkua nga detyra më 7 korrik 2021 nga një vendim i Këshillit të Ministrave pas aferave korruptive në të cilat ai ishte përfshirë.

Vendimi

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Florjan Kalaja (kryesues),IgertaHysi (anëtare) dheDhimitër Lara (anëtar), sot më datë01.03.2023, shalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 21/82 akti, datë 07.12.2022, mbi ankimin eparaqitur nga ankuesit/tëpandehuritF.T. G.N., F.P., M.Gj., G.Ç., A.M., L.S., B.M., V.Zh., Xh.H., B.T., I.L., L.A., I.B.,si dhe ankimin e paraqitur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, kundër vendimit nr. 47, datë 29.07.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë përKorrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ka vendosur:

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr. 47, datë 29.07.2022, ka vendosur:

“Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit F.T. për kryerjen e veprës penale të “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal pasi nuk provohet se e ka kryer këtë vepër penale.

Deklarimin fajtor të të pandehurit F.T.për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim i detyrës”, (episodi i shpërdorimit të karburantit) e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 248 dhe 25 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit F.T. për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim i detyrës”, (episodi i ndërtimeve pa leje) e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 248 dhe 25 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal në bashkim të dënimeve i pandehuri F.T. dënohet me një dënim të vetëm prej 3 (tre) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.

Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit F.T. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 2 (dy) vjet e 4 (katër) muaj burgim.

Vuajta e dënimit të kryhet nga i pandehuri F.T. në një burg të sigurisë së zakonshme.

Në zbatim të nenit 35 të Kodit Penal, të pandehurit F.T. i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një kohë prej 5 (pesë) vitesh.

Deklarimin fajtor të të pandehurit F.P. për kryerjen e veprës penale të “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit F.P. për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim i detyrës”, (episodi i shpërdorimit të karburantit) e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 248 dhe 25 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit F.P. për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim i detyrës”, (episodi i shkeljeve në tre tendera) e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 248 dhe 25 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim.

Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal në bashkim të dënimeve i pandehuri F.P. dënohet me një dënim të vetëm prej 3 (tre) vjet burgim.

Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit F.P. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 2 (dy) vjet burgim.

Vuajta e dënimit të kryhet nga i pandehuri F.P. në një burg të sigurisë së zakonshme.

Në zbatim të nenit 35 të Kodit Penal, të pandehurit F.P. i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një kohë prej 5 (pesë) vitesh.

Deklarimin fajtor të të pandehurit G.N. për kryerjen e veprës penale të “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit G.N. për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim i detyrës”, (episodi i shkeljeve në tre tendera) e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 248 dhe 25 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal në bashkim të dënimeve i pandehuri G.N. dënohet me një dënim të vetëm prej 2 (dy) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.

Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit G.N. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 1 (një) vit e 8 (tetë) muaj burgim.

Vuajta e dënimit të kryhet nga i pandehuri G.N. në një burg të sigurisë së zakonshme.

Në zbatim të nenit 35 të Kodit Penal, të pandehurit G.N. i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një kohë prej 5 (pesë) vitesh.

Deklarimin fajtor të të pandehurit L.S. për kryerjen e veprës penale të “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit L.S. për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim i detyrës”, (episodi i shkeljeve në tre tendera) e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 248 dhe 25 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim.

Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal në bashkim të dënimeve i pandehuri L.S. dënohet me një dënim të vetëm prej 2 (dy) vjet e 3 (tre) muaj burgim.

Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit L.S. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim.

Vuajta e dënimit të kryhet nga i pandehuri L.S. në një burg të sigurisë së zakonshme.

Në zbatim të nenit 35 të Kodit Penal, të pandehurit L.S. i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një kohë prej 5 (pesë) vitesh.

Deklarimin fajtor të të pandehurës B.T. për kryerjen e veprës penale të “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal dhe dënimin e saj me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurës B.T. për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim i detyrës”, (episodi i shkeljeve në tre tendera) e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 248 dhe 25 i Kodit Penal dhe dënimin e saj me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim.

Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal në bashkim të dënimeve e pandehura B.T. dënohet me një dënim të vetëm prej 2 (dy) vjet burgim.

Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës B.T. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 1 (një) vit e 4 (katër) muaj burgim.

Vuajta e dënimit të kryhet nga e pandehura B.T. në një burg të sigurisë së zakonshme.

Në zbatim të nenit 35 të Kodit Penal, të pandehurës B.T. i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një kohë prej 5 (pesë) vitesh.

Deklarimin fajtor të të pandehurit B.M. për kryerjen e veprës penale të “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit B.M. për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim i detyrës”, (episodi i shkeljeve në tre tendera) e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 248 dhe 25 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim.

Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal në bashkim të dënimeve i pandehuri B.M. dënohet me një dënim të vetëm prej 2 (dy) vjet e 3 (tre) muaj burgim.

Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit B.M. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim.

Vuajta e dënimit të kryhet nga i pandehuri B.M. në një burg të sigurisë së zakonshme.

Në zbatim të nenit 35 të Kodit Penal, të pandehurit B.M. i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një kohë prej 5 (pesë) vitesh.

Deklarimin fajtor të të pandehurës I.B. për kryerjen e veprës penale të “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal dhe dënimin e saj me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurës I.B. për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim i detyrës”, (episodi i shkeljeve në tre tendera) e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 248 dhe 25 i Kodit Penal dhe dënimin e saj me 1 (një) vit burgim.

Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal në bashkim të dënimeve e pandehura I.B. dënohet me një dënim të vetëm prej 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim.

Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës I.B. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 1 (një) vit burgim.

Vuajta e dënimit të kryhet nga e pandehura I.B. në një burg të sigurisë së zakonshme.

Në zbatim të nenit 35 të Kodit Penal, të pandehurës I.B. i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një kohë prej 5 (pesë) vitesh.

Deklarimin fajtor të të pandehurit G.Ç. për kryerjen e veprës penale të “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit G.Ç. për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim i detyrës”, (episodi i shkeljeve në tre tendera) e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 248 dhe 25 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit 6(gjashtë) muaj burgim.

Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal në bashkim të dënimeve i pandehuri G.Ç. dënohet me një dënim të vetëm prej 2 (dy) muaj e 6 (gjashtë) muaj burgim.

Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit G.Ç. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 1 (një) vit e 8 (tetë) muaj burgim.

Vuajta e dënimit të kryhet nga i pandehuri G.Ç. në një burg të sigurisë së zakonshme.

Në zbatim të nenit 35 të Kodit Penal, të pandehurit G.Ç. i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një kohë prej 5 (pesë) vitesh.

Deklarimin fajtor të të pandehurës M.Gj. për kryerjen e veprës penale të “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal dhe dënimin e saj me 1 (një) vit 6(gjashtë) muaj burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurës M.Gj. për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim i detyrës”, (episodi i shkeljeve në tre tendera) e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 248 dhe 25 i Kodit Penal dhe dënimin e saj me 1 (një) vit 6(gjashtë) muaj burgim.

Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal në bashkim të dënimeve e pandehura M.Gj. dënohet me një dënim të vetëm prej 2 (dy) vjet burgim.

Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës M.Gj. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 1 (një) vit e 4 (katër) muaj burgim.

Vuajta e dënimit të kryhet nga e pandehura M.Gj. në një burg të sigurisë së zakonshme.

Në zbatim të nenit 35 të Kodit Penal, të pandehurës M.Gj. i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një kohë prej 5 (pesë) vitesh.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Xh.H. për kryerjen e veprës penale të “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit 6(gjashtë) muaj burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Xh.H. për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim i detyrës”, (episodi i shkeljeve në tre tendera) e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 248 dhe 25 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit 6(gjashtë) muaj burgim.

Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal në bashkim të dënimeve i pandehuri Xh.H. dënohet me një dënim të vetëm prej 2 (dy) vjet burgim.

Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Xh.H. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 1 (një) vit e 4 (katër) muaj burgim.

Vuajta e dënimit të kryhet nga i pandehuri Xh.H. në një burg të sigurisë së zakonshme.

Në zbatim të nenit 35 të Kodit Penal, të pandehurit Xh.H. i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një kohë prej 5 (pesë) vitesh.

Deklarimin fajtor të të pandehurit A.M. për kryerjen e veprës penale të “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me  1 (një) vit 6(gjashtë) muaj burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit A.M. për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim i detyrës”, (episodi i shkeljeve në tre tendera) e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 248 dhe 25 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me  1 (një) vit 6(gjashtë) muaj burgim.

Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal në bashkim të dënimeve i pandehuri A.M. dënohet me një dënim të vetëm prej 2 (dy) vjet burgim.

Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit A.M. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 1 (një) vit e 4 (katër) muaj burgim.

Vuajta e dënimit të kryhet nga i pandehuri A.M. në një burg të sigurisë së zakonshme.

Në zbatim të nenit 35 të Kodit Penal, të pandehurit A.M. i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një kohë prej 5 (pesë) vitesh.

Deklarimin fajtor të të pandehurit B.M. për kryerjen e veprës penale të “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit 6(gjashtë) muaj burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit B.M. për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim i detyrës”, (episodi i shkeljeve në tre tendera) e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 248 dhe 25 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit 6(gjashtë) muaj burgim.

Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal në bashkim të dënimeve i pandehuri B.M. dënohet me një dënim të vetëm prej 2 (dy) vjet e 3 (tre) muaj burgim.

Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit B.M. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim.

Në aplikim të neneve 261 pika 1, gërma “c” të K.Pr.Penale, duke qenë se koha e paraburgimit është më e madhe se masa e dënimit të caktuar urdhërohet shuarja e masës së sigurimit “Arrest në burg”, caktuar ndaj të pandehurit B.M. me vendimin Nr. 50, datë 05.07.2021 të Gjykatës së Posaҫme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të pandehurit B.M., nga ambientet e paraburgimit nëse nuk mbahet apo nëse nuk duhet të mbahet i arrestuar, i ndaluar apo i dënuar për ndonjë vepër tjetër penale.

Në zbatim të nenit 35 të Kodit Penal, të pandehurit B.M. i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një kohë prej 5 (pesë) vitesh.

Deklarimin fajtor të të pandehurës A.S. për kryerjen e veprës penale të “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal dhe dënimin e saj me 1 (një) vit e 3 (tre) muaj burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurës A.S. për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim i detyrës”, (episodi i shkeljeve në tre tendera) e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 248 dhe 25 i Kodit Penal dhe dënimin e saj me  me 1 (një) vit e 3 (tre) muaj burgim.

Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal në bashkim të dënimeve e pandehura A.S. dënohet me një dënim të vetëm prej 1 (një) vit e 9 (nëntë) muaj burgim.

Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës A.S. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 1 (një) vit e 2 (dy) muaj burgim.

Vuajta e dënimit të kryhet nga e pandehura A.S. në një burg të sigurisë së zakonshme.

Në zbatim të nenit 35 të Kodit Penal, të pandehurit A.S. i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një kohë prej 5 (pesë) vitesh

Deklarimin fajtor të të pandehurës L.A. për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim i detyrës”, (episodi i shkeljeve në tre tendera) e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 248 dhe 25 i Kodit Penal dhe dënimin e saj me 1 (një) vit burgim.

Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës L.A. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim.

Vuajta e dënimit të kryhet nga e pandehura L.A. në një burg të sigurisë së zakonshme.

Deklarimin fajtor të të pandehurës V.Zh. për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim i detyrës”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 248 dhe 25 i Kodit Penal dhe dënimin e saj me 1 (një) vit burgim.

Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës V.Zh. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim.

Vuajta e dënimit të kryhet nga e pandehuraV.Zh. në një burg të sigurisë së zakonshme.

Në zbatim të nenit 35 të Kodit Penal, të pandehurit V.Zh. i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një kohë prej 5 (pesë) vitesh

Deklarimin fajtor të të pandehurit I.L. për kryerjen e veprës penale të “Falsifikim i dokumenteve”, parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.

Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit I.L. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 1 (një) vit e 8 (tetë) muaj burgim.

Vuajta e dënimit të kryhet nga i pandehuriI.L. në një burg të sigurisë së zakonshme.

Deklarimin fajtor të të pandehurës Gj.M. për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim i detyrës”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 248 dhe 25 i Kodit Penal dhe dënimin e saj me 1 (një) vit burgim.

Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Gj.M. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim.

Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim, duke e vënë në provë të pandehurinGj.M.për një periudhë prove prej 16 (gjashtëmbëdhjetë) muajsh, me kusht që gjatë kësaj kohe i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale. Gjatë kësaj kohe i pandehuri detyrohet të mbajë kontakte me Drejtorinë e Shërbimit të Provës që mbulon vendbanimin e tij nga e nesërmja e shpalljes së këtij vendimi.

Deklarimin fajtor të të pandehurit I.B. për kryerjen e veprës penale të “Ndërtim i paligjshëm”, parashikuar nga neni 199/a/1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vitë burgim.

Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit I.B. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim.

Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim, duke e vënë në provë të pandehurinI.B.për një periudhë prove prej 16 (gjashtëmbëdhjetë) muajsh, me kusht që gjatë kësaj kohe i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale. Gjatë kësaj kohe i pandehuri detyrohet të mbajë kontakte me Drejtorinë e Shërbimit të Provës që mbulon vendbanimin e tij nga e nesërmja e shpalljes së këtij vendimi.

Deklarimin fajtor të të pandehurit P.Gj. për kryerjen e veprës penale të “Ndërtim i paligjshëm”, parashikuar nga neni 199/a/3 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit P.Gj. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 2 (dy) vjet burgim.

Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim, duke e vënë në provë të pandehurinP.Gj.për një periudhë prove prej 4 (katër) vjetësh, me kusht që gjatë kësaj kohe i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale. Gjatë kësaj kohe i pandehuri detyrohet të mbajë kontakte me Drejtorinë e Shërbimit të Provës që mbulon vendbanimin e tij nga e nesërmja e shpalljes së këtij vendimi…”

…Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr. 469, datë 31.10.2022, ka vendosur:

“1.Ndreqjen e gabimit material në pikën 15-të të dispozitivit të vendimit nr.47, datë 29.07.2022të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duhet korrigjuar shprehjen “Shpërdorim i detyrës” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 248 dhe 25 i Kodit Penal” me shprehjen “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 dhe 25 të Kodit Penal.

2.Ky vendim bëhet pjesë integrale e vendimit të ndrequr, konkretisht vendimit nr.47, datë 29.07.2022të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar…”

Në përfundim,Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr.47, datë 29.07.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me ndryshimet si më poshtë vijon:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 47, datë 29.07.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin e Organizuar me ndryshimet si më poshtë vijon:

Deklarimin fajtor të të pandehurit z. F.T. për kryerjen e veprës penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” e kryer në bashkëpunim, sipas nenit 258 dhe 25 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 2 vjet burgim.

Në bazë dhe për zbatim të nenit 55 të Kodit Penal, pas bashkimit të dënimeve, caktimin si një dënim të vetëm për të pandehurin z. F.T. të masës 5 vjet burgim.

Në bazë dhe për zbatim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, pas zbritjes me 1/3 e dënimit, caktimin si dënim përfundimtar ndaj të pandehurit z. Fatos Tushe të masës 3 vjet dhe 4 muaj burgim.

Në bazë dhe për zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënien e të pandehurës znj. B.T. në provë për një periudhë të barabartë me dyfishin e kohës së mbetur të pavuajtur nga dënimi përfundimtar me burgim, me kushtin që gjatë kësaj kohe të mos kryejë vepër tjetër penale.

Detyrimin e të pandehurës znj. B.T. të mbajë kontakte të rregullta me Shërbimin e Provës.

Në bazë dhe për zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënien e të pandehurit z. B.M. në provë për një periudhë 3 vjet, me kushtin që gjatë kësaj kohe të mos kryejë vepër tjetër penale.

Detyrimin e të pandehurit z. B.M. të mbajë kontakte të rregullta me Shërbimin e Provës.

Në bazë dhe për zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënien e të pandehurës znj. L.A. në provë për një periudhë 1 vit dhe 4 muaj, me kushtin që gjatë kësaj kohe të mos kryejë vepër tjetër penale.

Detyrimin e të pandehurës znj. L.A. të mbajë kontakte të rregullta me Shërbimin e Provës.

Në bazë dhe për zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënien e të pandehurës znj. I.B. në provë për një periudhë 2 vjet, me kushtin që gjatë kësaj kohe të mos kryejë vepër tjetër penale.

Detyrimin e të pandehurës znj. I.B. të mbajë kontakte të rregullta me Shërbimin e Provës.

Në bazë dhe për zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënien e të pandehurës znj. V.Zh. në provë për një periudhë 1 vit dhe 4 muaj, me kushtin që gjatë kësaj kohe të mos kryejë vepër tjetër penale.

Detyrimin e të pandehurës znj. V.Zh. të mbajë kontakte të rregullta me Shërbimin e Provës.

Shumat monetare të sekuestruara të pandehurve z. F.P., z. G.N., z. F.T. dhe z. I.L.të konfiskohen dhe të kalohen në favor të shtetit, sipas nenit 36 të Kodit Penal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here