Pa transparencë/ Prishja e pallateve në Tiranë, paditet bashkia…

0
83

Pas një periudhe të gjatë heshtje dhe refuzimi, Open Data Albania, organizata për promovimin e transparencës është ankuar pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit kundër Bashkisë Tiranë, më 25 maj.

Në njoftimin në rrjetet sociale, Bashkia Tiranë ka refuzuar të publikojë vendimet e Këshillit Bashkiak, dhe listën emërore të përfituesve të fondeve të rindërtimit, gjatë muajit të fushatës zgjedhore të 25 prillit.

Bashkia Tiranë me justifikimin e rindërtimit do të ndërtojë disa lagje të reja në qytete. Ajo tashmë ka nisur punën për rindërtimin e Kombinatit.

Madje Bashkia ka krijuar një kompani të re me qëllim menaxhimin e rindërtimit në Tiranë. Më 30 shtator, Këshilli Bashkiak i Bashkisë Tiranë vendosi krijimin e një kompanie shoqëri aksionere në pronësi të bashkisë të quajtur Tirana DC. Sipas vendimit, qëllimi i kompanisë do të ketë “projektimi, rindërtimi, ndërtimi, zbatimi, kolaudimi i ndërtimeve të të gjitha llojeve”.

Me pak fjalë, Tirana DC do jetë një kompani tipike ndërtimi, që mbyll gjithë ciklin e ndërtimeve që nga projektimi deri tek kolaudimi i ndërtimeve.

Është shumë interesant fakti që në objektin e kompanisë dhe në statusin e saj është theksuar fjala “rindërtim” e panevojshme nga ana ligjore dhe kuptimore, por domethënëse, pasi bën të qartë që kompania mund të përfshihet në projektet e rindërtimit nga tërmeti dhe projekte të tjera të ndërtimit të godinave të reja duke prishur të vjetra. Kompania u themelua në 28 tetor 2020, dhe regjistrua në Qendrën e Biznesit më 3 nëntor 2011.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here