Sa më i shtrenjtë produkti, aq më i mirë? Jo

0
100

Nëse dikush ju pyet për një produkt që e keni blerë relativisht shtrenjt, por që nuk patë asnjë përfitim në lëkurë, me gjasë e keni të paktën një emër. Kushdo që kujdeset për lëkurën e ka të vështirë të mos tundohet nga produktet e shtrenjta, sepse njerëzit janë të prirur të besojnë se sa më i shtrenjtë një produkt, aq më i mirë. Në fakt, nuk është detyrimisht kështu.

Markat e vogla ndonjëherë nuk kanë fonde për të provuar produktet e tyre në një laborator dhe kompanitë etike refuzojnë t’i testojnë te kafshët, duke kufizuar mbledhjen e të dhënave. Nga ana tjetër, kompanitë e mëdha preferojnë të përdorin një bazë kimike më natyrale në vend të një përbërësi më të lirë, kështu që nëse mendoni se po merrni përbërës të shumtë, në fakt ka gjasë që 90% e produktit ka të njëjtët përbërës si një produkt drugstore.

Mënyra më e mirë për t’u siguruar që kompanitë nuk po ju mashtrojnë për përfitimet e produkteve është që të lexoni listën e përbërësve dhe të përqendroheni te përbërësit që janë vërtetuar shkencërisht që funksionojnë. Retinoli, acidi hialuronik, vitamina C ose vitamina E janë gjithnjë përbërës të mbështetur nga studime të panumërta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here