“Rregullorja e pavlefshme”, Harxhi ankohet për zgjedhjet, Ristani: Nuk ka Komision Apelimi

0
165

Teksa në Partinë Demokratike po afron data e zgjedhjeve për të marrën kryesinë e kësaj force politike, kandidatja Edith Harxhi, i është drejtuar Komisionit të Apelimit të PD duke pretenduar se rregullorja e brendshme është e pavlefshme.

Në letrën që Harxhi i ka çuar Arben Ristanit si drejtues i Komisionit të Apelimit në PD, argumenton se rregullorja e brendshme për modalitetet për zgjedhjen e kryetarit të ri është e pavlefshme sepse sipas saj duhet të ishte miratuar nga Këshilli Kombëtar i PD.

“Është këshilli kombëtar që me propozim të kryesisë dhe kryetarit të partisë miraton rregulloren”, shkruan Harxhi.

Më tej Harxhi shkruan se konstatimi i pavlefshme i këtij udhëzimi hap rrugën për vendosjen e procesit zgjedhor në përputhje me Statutin dhe njëkohësisht garantimin e kushteve të barabarta të garës për çdo kandidat.

ABC së fundmi ka siguruar edhe përgjigjen që i është kthyer nga Komisioni i Apelimit ku thuhet se nuk mundësohet e drejta statuore për shqyrtim të apelimit në fjalë.

“Këshilli Kombëtar ka zgjedhur prej vitesh vetëm Kryetarin e Komisionit të Apelimit por jo anëtarët e tjerë. Ky organ nuk është konstituar me kërkesat e vazhdueshme të kryetarit të Komisionit.” Shkruhet në kthimin e përgjigjes nga Ristani.

Kryesia e PD miratoi rregulloren e zhvillimit të fushatës brenda partisë dhe të zgjedhjeve të 13 qershorit më 23 mars.  Në rregulloren e PD me 27 pika që u miratua më 23 mars parashikohet që çdo kandidat  të ketë një vëzhgues brenda komisionit zgjedhor.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here