Nuk iu ka dërguar vaksinat/ BE padit AstraZeneca-n

0
84

Avokatët e Bashkimit Europian kanë paditur prodhuesin e vaksinave AstraZeneca në një gjykatë në Bruksel për devijimin e dozave në shtetet e tjera kur në fakt u kishte premtuar 27 vendeve anëtare të BE-së se do t’ia dërgonte atyre.

Gjatë seancës urgjente, BE-ja kërkoi dërgimin e dozave të munguara në vendet anëtare të BE-së dhe akuzoi AstraZeneca për shtyrjen e dërgesave në mënyrë që kompania anglo-suedeze të mund t’u ofronte këtë shërbim vendeve të tjera, dhe Britanisë në veçanti.

Avokatët e AstraZeneca mohuan çdo keqbërje dhe thanë se kompania farmaceutike gjithmonë ka bërë të pamundurën për të përmbushur afatet e rëna dakord për dorëzimin e vaksinave.

Kontrata e AstraZeneca me Komisionin Europian, organi ekzekutiv i BE-së, parashikonte që fillimisht do të shpërndaheshin 300 milionë doza, me një mundësi për 100 milionë të tjera. Dozat pritej të dorëzoheshin përgjatë vitit 2021. Por vetëm 30 milionë doza u dërguan gjatë tremujorit të parë.

Numri është rritur pak që atëherë, por, sipas komisionit të BE-së, kompania do të dërgojë vetëm 70 milionë doza në tremujorin e dytë kur kishte premtuar 180 milionë. Një avokat i AstraZeneca tha se “pak a shumë 60 milionë doza” nga porosia totale janë dorëzuar deri më tani.

Avokati i BE-së, Rafael Jafferali, tha gjatë seancës se AstraZeneca pret të dorëzojë deri në fund të dhjetorit numrin e përgjithshëm të dozave të rëna dakord sipas kontratave, por ai tha gjithashtu se “një vonesë prej gjashtë muajsh, nuk mund të cilësohet ndryshe përveçëse një dështim”. Komisioni dëshiron që gjykata të urdhërojë shpërndarjen e 90 milionë dozave shtesë deri në fund të Qershorit dhe dorëzimin e 180 milionë dozave të mbetura deri në fund të tremujorit të tretë të 2021.

Derisa kompania të dërgojë numrin e dozave të munguara, z. Jafferali kërkoi nga Gjykata që ta detyrojë AstraZeneca të paguajë 10 euro në ditë për çdo dozë jo të dorëzuar në kohë dhe të gjobisë prodhuesin e barnave me 10 milionë euro (12.2 milionë dollarë) në ditë dhe shkelje të detyrimeve kontraktuale të kompanisë.

Një avokat që përfaqëson AstraZeneca, Hakim Boularbah, tha se është e pamundur që kompania të përmbushë afatet dhe akuzoi Komisionin se është përpjekur për të ndryshuar kushtet e kontratës së tyre. Ai argumentoi se edhe në rast vonesash ishte rënë dakord që AstraZeneca të mos bëhej përgjegjëse.

BE ka insistuar që ankesat e saj ndaj kompanisë AstraZeneca kanë të bëjnë vetëm me vonesat në dërgimin e dozave dhe ka thënë në mënyrë të përsëritur se nuk ka probleme me sigurinë ose cilësinë e vetë vaksinës.

Charles-Edouard Lambert, një avokat tjetër në ekipin e BE-së, tha se AstraZeneca vendosi të rezervojë prodhimin e saj të radhës për Britaninë. “Ekziston një standard i dyfishtë në mënyrën se si ajo e trajton Britaninë e Madhe ndaj vendeve anëtare”, tha ai.

AstraZeneca tha se e ka njoftuar Komisionin Ekzekutiv të BE-së mbi një plan të hollësishëm ku citohej se zinxhiri i prodhimit në Mbretërinë e Bashkuar së pari do t’i kushtohej furnizimeve britanike. Kompania vuri në dukje se vonesat në dërgesa jo nuk kanë ndikuar vetëm në BE, por në të gjithë botën.

Ndërsa blloku këmbëngul se AstraZeneca ka shkelur detyrimet e saj kontraktuale, kompania thotë se ajo ka respektuar plotësisht marrëveshjen, duke argumentuar se vaksinat janë të vështira për tu prodhuar, me dhjetëra përbërës të prodhuar në disa kombe të ndryshme dhe ajo bëri përpjekjen e saj më të mirë për t’i dorëzuar ato në kohë.

Si pjesë e një marrëveshje të avancuar blerjeje me kompanitë e vaksinave, BE tha se investoi 2.7 miliardë euro (3.8 miliard dollarë), përfshirë 336 milionë (408 milion dollarë), për të financuar prodhimin e vaksinës së AstraZeneca në katër fabrika.

Më e lirë dhe më e lehtë për t’u përdorur sesa vaksinat e rivalit Pfizer-BioNTech, vaksina AstraZeneca e zhvilluar me Universitetin e Oksfordit ishte shtylla kryesore e shpërndarjes së vaksinave në Bashkimin Europian.

Ndërsa Britania e Madhe bëri përparim të shpejtë në fushatën e saj të vaksinimit falë furnizimeve nga AstraZeneca, BE-ja u përball me ankesa dhe kritika shumta. Shqetësimet mbi ritmin e shpërndarjes në të gjithë BE-në u rritën pasi AstraZeneca tha se nuk mund t’i furnizonte anëtarët e saj me aq doza sa parashikoheshin fillimisht për shkak të kufijve të kapacitetit të prodhimit.

Në total, Komisioni Europian ka siguruar më shumë se 2.5 miliardë doza vaksinash me prodhues të ndryshëm. Kohët e fundit ai nënshkroi kontratën me Pfizer dhe BioNTech se deri në vitin 2023 do të merrte prej tyre një shtesë prej 1.8 miliardë dozash që do të ndaheshin midis anëtarëve të BE-së./Associated Press

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here