Përgjimet e Antimafias, Vasili: Qeveria është mbrojtëse, mbështetëse dhe aksionere me përqindje e trafikut të drogës

0
86

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar lidhur me përgjimet e publikuara së fundmi të antimafias italiane.

Përmes rrjeteve sociale, Vasili shprehet se ndërkombëtarët e “ekzaltuar” nuk i shërbejnë të ardhmes europiane, por Narkoshtetit!

Po ashtu, nënkryetari i LSI-së thekson se përgjimet e Antimafias italiane janë tronditëse dhe tregojnë qartë greminën ku është rrokullisur Shqipëria, për shkak të qeverisë, që është mbrojtëse, mbështetëse dhe aksionere me përqindje e trafikut të drogës.

“Ndërkombëtarët e “ekzaltuar” nuk i shërbejnë të ardhmes europiane, por Narkoshtetit!

Përgjimet e Antimafias italiane janë tronditëse dhe tregojnë qartë greminën ku është rrokullisur Shqipëria, për shkak të qeverisë, që është mbrojtëse, mbështetëse dhe aksionere me përqindje e trafikut të drogës.

Këto informacione shumë të rënda publike më shumë se sa për shqiptarët, që i njohin mirë, shërbejnë për ndërkombëtarët e “ekzaltuar” të Tiranës.

Po, planin e drogës qeveria e Ramës e ka realizuar dhe tejkaluar si askush, por kushtin për zgjedhje të lira e të ndershme, kurrë Jo.

Sepse 25 prilli ishte ditë e zezë e pluralizmit, e gangsterizmit shtetëror, e blerjes masive mafioze të votës me paratë e drogës, e votimit të shumëfishtë, e përdorimit të parave të shtetit për të blerë vota, e përdorimit shantazhues e kërcënues të shërbimeve publike për të grabitur forcërisht votën.

Çdo ndërkombëtar, që i quan kusht të përmbushur këto zgjedhje, thjesht demonstron armiqësi ndaj shqiptarëve dhe pabesi ndaj vetë Europës, që ka ideale të tjera dhe jo bastardimin mafioz dhe asgjësimit të institucionit të votës së lirë”, deklaron nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here