Ftesa e Ramës, reagon Basha: Diversion për të fshehur krimin zgjedhor….

0
114

Kryetari në detyrë i PD dhe njëherësh kandidati për kryetar i kësaj partie, Lulzim Basha, gjatë takimit me demokratët në Kuçovë tha se ftesa për bashkëpunim e kundërshtarit ka vetëm dredhira dhe diversioneve.

“Ka vetëm dredhira dhe diversione.

Ftesa për bashkëpunim për vija të kuqe, pse?

Hajduti e di krimin që ka bërë. Dhe përmes diversioneve, apo akoma më keq ftesave për bashkëpunim pa vija të kuqe, mendon se do ta hedh dhe do ta kalojë lumin.

Mos t’ja japim kënaqësinë kundërshtarit që nga kjo garë që ne e bëjmë për të respektuar rregullat që na mbajnë bashkë, ta ndërpresim rrugëtimin që kemi nisur bashkë dhe që e kemi çuar shumë afër stacionit final”, u shpreh ai.

Fjala e mbajtur Kuçovë:

Takohemi pak javë pas një prej betejave më të rrepta që ka njohur vendi dhe që ka kryer Partia Demokratike në 30 vite të pluralizmit.

Një betejë e cila është luftuar në çdo cep të Shqipërisë, edhe këtu në Kuçovë nga demokratët e drejtuar nga ju dhe nga qytetarët e etur për ndryshim.

Një betejë që siç e kam thënë prej ditës së parë, nuk kishte asnjë lidhje me demokracinë dhe rregullat demokratike sepse të vetëdijshëm siç kemi qenë prej ditës së parë, nuk hyjmë në betejë me një kundërshtar politik, por me një regjim i cili i ka bërë në një partinë dhe shtetin siç u demonstrua dhe u zbardh publikisht edhe nga misioni i OSBE-OHDIR dhe ka perfeksionuar skemën e bashkëpunimit me krimin e organizuar.

Nga kjo pikëpamje, ndonëse stacioni i 25 prillit nuk përbën ndryshimin për të cilin luftuam, ndonëse ndryshimi përkohësisht është i ndalur, diçka e kemi arritur: kemi treguar forcën tonë, por dhe forcën e njerëzve. Sepse jemi përballur njësoj si në 91-shin, ne me asgjë dhe ata me gjithçka.

Në këtë kuptim nuk duhet t’ja mohoni vetes tuaj meritën e betejës së jashtëzakonshme që keni zhvilluar në kushte të paprecedenta. Çfarë tjetër i bindi bashkëqytetarët tuaj në bashkinë e Kuçovës, në qarkun e Beratit dhe anembanë Shqipërisë që të na ndiqnin pa patur me vete as pushtet vendor, as institucionet e tjera?

Ishte shpirti juaj, ishte fakti që shkritë gjithçka në këtë betejë. Dhe në këtë kuptim, ju them që megjithëse është një ditë shumë e vështirë për gjithsecilin prej jush, mos ja jepni kënaqësinë kundërshtarit dhe mos ja mohoni vetes krenarinë për atë që kemi arritur: që jemi bërë më të fortë. Dhe në sytë e tyre, padyshim shumë më të rrezikshëm për t’ju afruar objektivit tonë final që është rrëzimi i këtij regjimi.

Ndaj, ju ftoj që atë që kemi arritur deri më 25 prill, ta vazhdojmë duke mos ju dorëzuar anti-vlerave. Me përgjegjësinë që na kanë ngarkuar shqiptarët, jam këtu për t’ju kërkuar që të vazhdojmë së bashku rrugën që kemi nisur.

Se gjëja e parë që kundërshtari ynë nuk do, është që ne të vazhdojmë të bashkuar dhe së bashku rrugën që kemi nisur. Keni parë, s’ka as festë, as buzëqeshje. Ka vetëm dredhira dhe diversione.

Ftesa për bashkëpunim për vija të kuqe, pse? Hajduti e di krimin që ka bërë. Dhe përmes diversioneve, apo akoma më keq ftesave për bashkëpunim pa vija të kuqe, mendon se do ta hedh dhe do ta kalojë lumin.

Mos t’ja japim kënaqësinë kundërshtarit që nga kjo garë që ne e bëjmë për të respektuar rregullat që na mbajnë bashkë, ta ndërpresim rrugëtimin që kemi nisur bashkë dhe që e kemi çuar shumë afër stacionit final. Le ta çojmë deri në fund këtë betejë që e kemi bërë krah njëri-tjetrit dhe ta bëjmë me të njëjtat vlera për të cilat jemi zotuar dhe me të cilat e kemi nisur.

Që ne nuk përdorim shtetin, që ne nuk përdorim fondet publike për të blerë vota, ne nuk përdorim krimin për të intimiduar votuesit.

Ne përdorim vetëm fuqinë e mendjes dhe të shpirtit tonë për të bindur qytetarët që ne jemi zgjidhja e problemeve të tyre të përditshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here