Pamje nga vendngjarja/ “Smart-i” kthehet përmbys në Astir, gjaku ”mbulon” rrugën…

Një aksident automobilistik ka ndodhur pak momente më parë tek rruga e re e Yzberishtit që të nxjerr në Astir.

Pamjet tregojnë për një makinë të tipit ‘Smart’ e cila është përmbysur dhe në rrugë duken ende gjyrmët e gjakut.

Raportohet se i lënduar ka mbetur vetëm shoferi i automjetit tip smart dhe fatmirësisht është në gjendje të mirë shëndetësore pasi ka lënduar vetëm dorën.

Pamjet janë publikuar nga JOQ Albania, dhe i referohen një qytetari i cili ka qenë i pranishëm në vendin e ngjarjes.

  

 

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko