Albin Kurti: Ushtria e Kosovës për herë të parë po stërvitet me forcat amerikane…

0
125

Kryeministri Albin Kurti këtë të martë ka bërë me dije se ushtria e Kosovës për herë të parë po zhvillon stërvitje të përbashkëta me Ushtrinë Amerikane në territorin e saj.

Kreu i qeverisë shkruan në rrjetet sociale se trupat e ushtrisë së Kosovës po tregojnë përkushtim dhe profesionalizëm.

“Për herë të parë Kosova po kryen një stërvitje të udhëhequr nga Ushtria Amerikane në territorin e saj.

Trupat tanë po tregojnë përkushtim dhe profesionalizëm në ushtrime të ndryshme si pjesë e Defender 21 në Kosovë, Kroaci dhe Shqipëri”, ka shkruar Kurti.

Edhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se rruga e Kosovës është drejt NATO-s.

Ai ka thënë se Kosova dhe forcat e saj dëshmojnë fuqishëm partneritetin e ngushtë dhe të përhershëm me SHBA-të.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here